LAJMI I FUNDIT:

FBK për herë të parë me përfaqësues në një Komision të FIBA Botës

FBK për herë të parë me përfaqësues në një Komision të FIBA Botës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë do ta ketë një përfaqësues në një Komision të FIBA Botës. Bëhet fjalë për emërimin e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku në Komisionin e FIBA 3×3 nga Bordi Qendror i FIBA-s. Emërimi i Dushkut sipas Bordit Qendror të FIBA-s ka ardhur si rrjedhojë e aftësive, përvojës dhe angazhimit të saj për zhvillimin e basketbollit.


Konform Statutit të FIBA-s, Komisioni 3×3 ka këto detyra:

  1. a) Të hartojë rekomandime për përmirësimin e qeverisjes dhe organizimit të basketbollit 3×3 dhe për prezantimin e garave të reja zyrtare të 3×3;
  2. b) Të japë këshilla për ndarjen e garave zyrtare të basketbollit 3×3;
  3. c) Të jetë përgjegjës për trajnimin, ekzaminimin dhe zbatimin e kualifikimit të kërkuar të të gjithë zyrtarëve të 3×3;
  4. d) Të hartojë tekstin e Rregullave të Basketbollit 3×3 të FIBA-s, të hartojë ndryshime në këto rregulla për t’u miratuar nga Bordi Qendror, të japë interpretimin zyrtar të rregullave dhe të zgjidhë rastet ose rastet e dyshimta që nuk mbulohen qartë nga vetë rregullat;
  5. e) Të studiojë rregulloren që rregullon të gjitha garat 3×3 dhe të rekomandojë ndryshime në këto rregullore; dhe
  6. f) Të monitorojë gjendjen e 3×3 në mbarë botën dhe të japë rekomandime për zhvillimin e 3×3.

Mandati i Dushkut në FIBA Komisionin 3×3 është katërvjeçar (4) 2023-2027.

Duhet theksuar se Dushku është anëtare e Komisionit të të Rinjve në FIBA Evropë në mandatin 2023-2027, përderisa të njëjtin rol e ka pasur edhe në mandatin 2019-2023.

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori