LAJMI I FUNDIT:

Favilli rikthehet te Juventusi

Favilli rikthehet te Juventusi

Juventusi ka kompletuar transferimin e lojtarit reprezentues të Italisë U-21, Andrea Favilli.

Lojtari është rikthyer nga Ascoli për 7.5 milionë euro.


Pasi shkëlqeu me Livornon, Fabilli kaloi sezonin 2015-2016 si i huazuar te Juve, ai bëri një paraqitje për Bianconeret si zëvëndësues i Moratas.

Favilli shënoi 22 gola gjatë sezonit si i huazuar te Juve para se të rikthehej te Livorno.

I riu 21 vjeçar më pas u huazua te Ascoli në vitin 2016 për ta bërë kalimin e tij permanent 12 muaj më vonë, ku ai shënoi pesë herë në 12 paraqitje në Serie B.

Ai rikthehet tash te Juve me kontratë pesëvjeçare dhe Ascolin që po ashtu do të përfitojë një shumë të konsiderueshme.

Favilli është transferimi më i ri i Bianconerëve në prag të sezonit të ri ku priten dhe prurje të reja. /Telegrafi/