LAJMI I FUNDIT:

Fansat në koncertet e Taylor Swift fotografohen fshehurazi për të identifikuar personat që e përndjekin këngëtaren

Fansat në koncertet e Taylor Swift fotografohen fshehurazi për të identifikuar personat që e përndjekin këngëtaren
Taylor Swift (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Edhe pse kamerat për njohjen e fytyrës shfrytëzohen për qëllime të ndryshme, së fundmi është zhvilluar teknologjia, e cila do t’i ndihmojë Taylor Swiftit t’i gjejë persona që po e përndjekin.

Publiku që ka hyrë në koncertin e këngëtares amerikane nuk e ka ditur se ekipi i saj po i xhiron dhe se fotografitë dërgohen në mënyrë automatike në Nashville, ku analizohen për t’i identifikuar personat që në mënyrë të vazhdueshme po e përndjekin 29-vjeçaren.


Taylor Swift (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

“Secili që ndalet shikon në të, ndërsa kamera në mënyrë automatike bën fotografinë dhe softueri fillon ta përpunojë”, ka thënë shefi i sigurimit, Mike Downing.

Lajmet për SWIFT
Lexo po ashtu Lajmet për SWIFT

Edhe pse kjo është një metodë e përparuar e shfrytëzimit të teknologjisë, ka hasur edhe në kritika të mëdha të fansave, disa prej të cilëve dyshojnë në arsyet e përdorimit të fotografive.

Taylor Swift (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Ekipi i Swift ka thënë se bën gjithë këtë për ta mbrojtur këngëtaren nga qindra njerëz që po e përndjekin dhe kanë thënë se fotografitë nuk do të distribuohen tutje.

Në javën e kaluar, një prej fansave të Taylor ka hyrë dhunshëm në shtëpinë e këngëtares, ku ka bërë dush dhe ka fjetur disa orë në krevatin e saj.

Personi në fjalë është arrestuar dhe e ka pranuar fajin, ashtu që do të qëndrojë në burg për gjashtë muaj. /Telegrafi/

Taylor Swift (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Edona Llalloshi publikon këndën

Edona Llalloshi publikon këndën "Deri kur...", dedikuar grave të vrara nga burrat

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Kalo në kategori