LAJMI I FUNDIT:

​Falsifikojnë vërtetimin për lëvizje, dy të arrestuar në Pejë

​Falsifikojnë vërtetimin për lëvizje, dy të arrestuar në Pejë
Foto: Arkiv

Njësitë patrulluese nga stacioni policor Pejë në rrugën “Bekim Berisha – Abeja” në Pejë, gjatë kontrollimeve në një pikë të kontrollit kanë ndaluar të dyshuarin B.O.(1964), i cili zyrtarëve policor i ka prezantuar një vërtetim të një kompanie private, ku sipas atij vërtetimi, të dyshuarit i garantohej lëvizja e lirë në çdo kohë.

Policia me dyshimin se ky vërtetim nuk është valid, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor-Pejë për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit është iniciuar rasti ’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njësiti i hetimeve, konkretisht hetuesi i këtij rasti gjatë hetimit ka gjetur se i dyshuari B.O (1964) së bashku me të dyshuarin V.U.(1981) në marrëveshje në mes vete kanë bërë një vërtetim jo valid për lëvizje të lirë, me çka edhe dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari parë dyshohet se ka kryer veprat penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” dhe “’Legalizimi i përmbajtjes së rremë”, kurse i dyshuari dytë dyshohet se ka kryer veprën penale  “Legalizimi i përmbajtjes së rremë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori