LAJMI I FUNDIT:

Facebook sërish ka probleme, përdoruesve po u shfaqen postim të personave të panjohur dhe të “dyshimtë”

Facebook sërish ka probleme, përdoruesve po u shfaqen postim të personave të panjohur dhe të “dyshimtë”

Rrjeti i famshëm social, Facebook sërish ka probleme – e nga kjo kompani amerikane akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.

Ueb-faqja për përcjelljen e punës së ueb-faqeve Down Detector, nga mëngjesi po pranon raportime të një numri të madh të përdoruesve, që po kanë probleme me funksionimin e Facebookut, transmeton Telegrafi.


Nga Facebook tregojnë pse në orët e para të mëngjesit të sotëm, u shfaqen probleme në “news feedin” e përdoruesve
Lexo po ashtu Nga Facebook tregojnë pse në orët e para të mëngjesit të sotëm, u shfaqen probleme në “news feedin” e përdoruesve

Sipas statistikës së ueb-faqes së lartcekur, më së shumti probleme po kanë përdoruesit e Facebookut në aplikacionin e telefonit mobil, më pas ueb-versioni desktop dhe një numër i vogël i përdoruesve që po kanë probleme për t’u kyçur në llogari të Facebookut.

Përdoruesit po raportojnë probleme sikur që është mos-shfaqja e postimeve të miqve në faqen kryesore. Në vend të kësaj ata mund të shohin postimet e personave të panjohur dhe shumë të “dyshimtë”.

Nga Facebook deri më tani nuk ka informacione zyrtare, si dhe nuk dihet shkaku i këtyre probleme më të cilat ky rrjet social po ballafaqohet nga orët e para të mëngjesit. /Telegrafi/