LAJMI I FUNDIT:

Facebook me tarifë 1 dollarëshe për mesazhet tek “jo-miqtë”

Facebook me tarifë 1 dollarëshe për mesazhet tek “jo-miqtë”

Facebook ka njoftuar se është duke testuar një shërbim të ri i cili do t’i ngarkonte përdoruesit me 1 dollarë, për të garantuar që mesazhet që ata i dërgojnë tek njerëzit që nuk janë të lidhur me ata, që nuk janë shokë në këtë rrjet social, të mbërrijnë në llogarinë e pranuesit, në vend se këto porosi të shkojnë në folderin e quajtur "të tjera", në të cilin këto mesazhe zakonisht injorohen.

I lansuar në 2011, folderi "të tjera" është vendi ku Facebook i ri-drejton mesazhet të cilat i konsideron si më pak të rëndësishme. Këto mesazhe përfshijnë emailat të cilat ne i marrim nga njerëzit me të cilët nuk jemi miq në Facebook, dhe natyrisht, se shumica prej nesh i injorojmë këto porosi.
Tani, përdoruesit do të kenë mundësinë të paguajnë 1 dollarë për t’i dërguar mesazhet e tyre tek “jo-mi”të". Facebook tha të enjten se ajo është duke testuar shërbimin me një përqindje të vogël të individëve – por jo edhe me bizneset në SHBA. / Telegrafi /