LAJMI I FUNDIT:

Fabrizio Romano zbulon skuadrat që Chelsea refuzoi për Brojën: Ai pritet të ketë rol të rëndësishëm

Fabrizio Romano zbulon skuadrat që Chelsea refuzoi për Brojën: Ai pritet të ketë rol të rëndësishëm

Armando Broja është rikthyer nga një lëndim i rëndë që e mbajti jashtë fushave për nëntë muaj.

Sulmuesi shqiptar luajti për rreth 20 minuta në humbjen e Chelseat ndaj Aston Villës me rezultat minimal 0-1 dhe ai kishte paraqitje mjaftë të mirë.


Megjithatë forma e shqiptarit pritet të vijë gradualisht, ai pritet të ketë hapësira më të mëdha në ndeshjet e ardhshme për faktin se Jackson nuk po arrin të kap formën edhe pse po luan si titullar.

Pochettinon e gëzon rikthimi i Armando Brojës: Do ta shtojë cilësinë në repartin ofensivë
Lexo po ashtu Pochettinon e gëzon rikthimi i Armando Brojës: Do ta shtojë cilësinë në repartin ofensivë

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka shkruar për reprezentuesin shqiptar, duke thënë se Chelsea ishte i vendosur ta mbante atë dhe ka zbuluar se ishin tre skuadra që donin transferimin e Brojës në verë.

“Kishte kontakte verbale nga Milani, West Hami dhe një tjetër klub gjatë kësaj vere për Brojën, por Chelsea vendosi që të mos i diskutonte këto propozime pasi ata dëshironin të besonin te Armando me bordin drejtues dhe Pochettinon në të njëjtën linjë mendimi”, ka shkruar Fabrizio Romano.

Ai tutje ka thënë se Broja pritet të ketë një rol të rëndësishëm këtë sezon te Chelsea.

“Ne kemi parë Armando Brojën të kthehet në skuadër pas dëmtimit dhe ai mund të ketë një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë sezon”, ka thënë Romano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori