LAJMI I FUNDIT:

Fabregas flet për Costan dhe periudhën e tij kur i injorohej nga Conte

Fabregas flet për Costan dhe periudhën e tij kur i injorohej nga Conte

Koha e keqe për Diego Costan te Chelsea ka mbaruar pasi lojtari ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid, por Cesc Fabregas do të dëshironte ta shihte ende në Stamford Bridge.

Lojtari nuk pëlqehej më nga Antonio Conte, por Cesc beson që klubi e ka humbur njërin prej sulmuesve më të fort në botë.

“Është keq për të më shumë se për secilindo. Diego e dinte se të shkonte te Atletico nuk do të mund të luante deri në janar”.

“Ka qenë një situatë e keqe për të dyja palët, për të dhe për Chelsean: ai ka qenë gabim”.

Chelsea dhe Atletico Madrid janë në të njëjtin grup dhe të mërkurën do të përballen mes vete.

Nga Van Der Vaart deri te Renato Sanches: Ku ndodhen fituesit e çmimit 'Djaloshi i Artë' (Foto)
Lexo po ashtu Nga Van Der Vaart deri te Renato Sanches: Ku ndodhen fituesit e çmimit 'Djaloshi i Artë' (Foto)

“Të jem i drejt do të preferoja ta kisha shok skuadre.  Diego nuk ka qenë një rival për mua”.

“Në vitet e ardhshme nuk do të ketë sulmues si ai, pasi ai ma kuptonte lojën dhe më e rëndësishmja ai shënonte nga asistime”.

Fabregas edhe vet ka kaluar kohëra të vështira te Chelsea në sezonin e shkuar.

“Nuk do ta fshehë pasi ishte një sezon shumë i vështirë.  Vija nga një moment që i kisha luajtur të gjitha ndeshjet me Jose Mourinhon dhe Guus Hiddinkun, dhe përnjëherë nuk luaja më”.

Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Chelseat, Rudiger bëhet i dyti (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Chelseat, Rudiger bëhet i dyti (Foto)

“Nuk e dinë të gjithë se sa ka vuajtur në atë kohë. Vetëm familja ime e di”.

“Nuk kam menduar largimin.  E dija që mund të jepja ende për ekipin që kështu vendosa të qëndroj dhe të luftoj”.

“Me Antonio nuk ka opsion tjetër vetëm se duhet të jesh garues dhe 100 për qind në stërvitje dhe në çdo lojë”, ka mbyllur rrëfimin e tij Fabregas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori