LAJMI I FUNDIT:

Fabregas bën krahasimin mes Bellingham dhe Lampard, flet edhe për sfidën e Spanjës ndaj Italisë

Fabregas bën krahasimin mes Bellingham dhe Lampard, flet edhe për sfidën e Spanjës ndaj Italisë

Cesc Fabregas beson se ylli i Real Madridit, Jude Bellingham është mjaft i ngjashëm me legjendën e Chelseat, Frank Lampard dhe ka paralajmëruar Spanjën për ndeshjen e tyre në Euro 2024 ndaj Italisë.

Tekniku spanjoll, i cili së fundmi është përzgjedhur si trajner i Comos, ka marrë pjesë në ceremoninë e “Golden Boy” në Turin mbrëmjen e së hënë dhe e pa Bellingham teksa mori çmimin si lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeçare.


Kur Fabregas u pyet se kush është modeli që ndjekë ai duke marrë parasysh se gjatë karrierës së tij ka pasur trajnerë të ndryshëm, nga Guardiola deri tek Mourinho dhe Wenger.

“Është e vështirë të thuhet. Si një futbollist, unë gjithmonë jam munduar të kuptojë se çfarë dëshironin trajnerët dhe mesazhin e tyre në dhomën e zhveshjes”, u shpreh Fabregas.

Fabregas ka fituar Kampionatin Evropian dy herë si futbollist, duke përfshirë atë në vitin 2012 pasi mposhtën Italinë me rezultat 4-0 në finale e luajtur në Kiev.

“Azurrët” dhe “La Roja” do të takohen përsëri vitin e ardhshëm në grupe të Euro 2024. A i frikësohet ai Italisë apo mendon se Spanja është në një pozicion më të mirë?

“Gjëja kryesore është se ne kemi një super trajner dhe lojtar kualitativ. Italia ka fizikun dhe idetë e qarta për të luajtur në Euro. Italia ka fituar shumë si shtet, kështu që janë të detyruar të qëndrojnë në maje. Unë mendoj se do të jetë e vështirë për Spanjën”, vazhdoi Fabregas.

Fabregas dha mendimin e tij edhe për komentin që bëri Ancelotti kur ai krahasoi Bellinghamin me Kaka dhe Zidane.

“Nëse Ancelotti ka thënë kështu, unë vetëm mund të përsëris të njëjtën”, ka thënë Fabregas duke buzëqeshur.

“Për mua, ai është një lojtar kualitativ. Ndonjëherë, ju nuk e vëreni në fushë, por në një rast ai futet brenda zonës dhe bën diferencën, njësoj si Lampard”.

“Bellingham shënon gola dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll. Ai ka kualitet dhe është gjithmonë në pozitën e duhur për të vrapuar përpara me topin. Ai ka një të ardhme të ndritur para vetes”, përfundoi Fabregas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori