LAJMI I FUNDIT:

FA akuzon Cityn për shkelje të rregullave anti-doping

FA akuzon Cityn për shkelje të rregullave anti-doping

Manchester City është akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit për shkelje të rregullave anti-doping, pasi nuk u ka dhënë informacion zyrtarëve të FA për vendndodhjen e lojtarëve për t’i bërë testet.

Klubet janë të detyruara të ofrojnë detaje përkatëse për seancat stërvitore dhe të tregojnë vendndodhjen e lojtarëve, në mënyrë që ata të jenë në dispozicion për t’u testuar në çdo kohë.


Klubi anglez duket se ka dështuar të sigurojë informacionin e saktë se ku ndodheshin lojtarët.

Burime pranë klubit kanë thënë se informacioni nuk ishte përditësuar në lidhje me ndryshimin e rutinës stërvitore.

City ka kohë deri më 19 janar që t’u përgjigjet akuzave. /Telegrafi/