LAJMI I FUNDIT:

Evra flet për Haaland: City ka një ‘monstër’ në skuadër, nuk ka më justifikime për ta fituar Ligën e Kampionëve

Evra flet për Haaland: City ka një ‘monstër’ në skuadër, nuk ka më justifikime për ta fituar Ligën e Kampionëve

Erling Haaland ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me Manchester Cityn, duke u bërë një nga transferimet më të mëdha të Citizens.

Kampioni në fuqi i Anglisë është favorit për ta mbrojtur titullin, derisa konsiderohet si ndër favoritët kryesorë edhe për ta fituar Ligën e Kampionëve.


Për norvegjezin ka folur edhe ish-mbrojtësi francez Patrice Evra, që ka thënë se City ka marrë një top sulmues në radhët e veta.

“Haaland është një monstër, ai e përdor shumë mirë fizikun e tij dhe në zonë është një “vrasës” i vërtetë. Lëviz gjithnjë në mënyrën e duhur, është si një “mace””, deklaroi Evra.

“E ka futur skuadrën në rrugën e duhur sepse Haaland është një numër nëntë i vërtetë”.

Evra ka thënë se tani nuk ka më justifikime për Manchester Cityn për ta fituar Ligën e Kampionëve, pasi në radhët e veta kanë një top sulmues.

“City e fitonte kampionatin edhe pa sulmues, por tashmë nuk kanë më justifikime sa i përket Ligës së Kampionëve”.

“Më parë kanë vuajtur në Evropë, por me Haaland është tjetër histori. Kur humbën me Chelsean në finale, Guardiola luajti pa sulmues, por tashmë diçka e tillë nuk ndodh më”, tha legjenda franceze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori