LAJMI I FUNDIT:

Evertoni mposht Arsenalin duke rikthyer rezultatin (Video)

Evertoni mposht Arsenalin duke rikthyer rezultatin (Video)

Evertoni ka shënuar fitore me rezultat 2-1 përballë Arsenalit.

Arsenali e nisi më mirë takimin. Ishte Alexis Sanchez që shënoi në minutën e 20-të për 1-0.


Goli i Sanchez

Ai gjuajti fuqishëm nga goditja e dënimit, por topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë.

Evertoni u hodh në sulm për të kërkuar golin e barazimit.

Atë e gjeti vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë, ku Seamus Coleman shënoi për 1-1.

Goli i Coleman

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa lojtarët duke shkuar në zhveshtore patën edhe një kacafytje ku u përfshi edhe Granit Xhaka.

Ozil kacafytet në hyrje të tunelit me lojtarët e Evertonit, Xhaka i del në ndihmë (Video)
Lexo po ashtu Ozil kacafytet në hyrje të tunelit me lojtarët e Evertonit, Xhaka i del në ndihmë (Video)

Pjesa e dytë nisi natyrisht më mirë për Arsenalin.

Topçinjtë kishin një rast të mirë me Mesut Ozilin, por që nuk qëlloi portën.

Provoi edhe Iwobi por edhe ai gjuajti jashtë portës.

Kur të gjithë pritën një barazim në skenë doli Ashley Williams i cili me një gjuajtje të fortë me kokë shënoi për 2-1.

Arsenali provoi në minutat e mbetur, por nuk kishte sukses. Arsenali mbetet iu dyti me 34 pikë, tri më pak se Chelsea.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori