Ever B publikon këngën e re "AMG"


Reperi nga Gjilani, Ever B, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“AMG” mban titullin kënga e re e artistit, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vet reperi, gjersa producimi është bërë nga Rzon dhe Arlenn.

Ndërkaq, edhe për miksimin e masterizimin është kujdesur producenti Rzon.

Videoja i është besuar ‘Dardan Visuals’ dhe tashmë të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të Ever B në YouTube.
Qlirim Murseli (emri i vërtetë) prej vitesh është pjesë e estradës dhe pëlqehet për stilin dhe mënyrën e veçantë të interpretimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/03/2021
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































