LAJMI I FUNDIT:

Euro 2008 – Grupi B

Euro 2008 – Grupi B

Gjermania

Pas dështimeve në evropianet 2000 e 2004, Gjermania dëshiron ta fitojë titullin e katërt të kampionit të Evropës. Gjermanët nuk e kanë fituar asnjë ndeshje në fazën finale të 2 evropianëve të fundit. Ata shihen si favoritë për ta kaluar grupin B, ku do të kenë përballe Austrinë, Poloninë dhe Kroacinë.

Gjermania ishte shteti i parë që është kualifikuar në Euro 2008 falë barazimit 0:0 në Republikën e Irlandës më 13 tetor 2007. Edhe pse skuadra e udhëhequr nga Joachim Löw e kishte një fazë të krizës së sa, Gjermania e ka arritur rekordin e fitores më të lartë në Evropian, duke e mposhtur San Marinon si mysafir 13-0 më 6 shtator 2006, kur Lukas Podolski kishte shënuar 4 gola. Më parë, te gjermanët këtë e kishte arritur vetëm Gerd Müller, i cili në vitin 1967 kishte realizuar katër gola kundër Shqipërisë.


Si është paraqitur në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2006?

Gjermania nuk ka marrë pjesë në fazën e kualifikimeve për Botërorin 2006, pasi që ishte organizator i këtij turneu. Ky ekip ishte kualifikuar deri në gjysmëfinale, ndërsa ishte eliminuar nga Italia, e cila fitoi 2:0. Sulmuesi Miroslav Klose e kishte fituar klasifikimin e golashënuesve me 5 gola.

Si është paraqitur në Euro 2004?

Gjermania ka marrë pjesë në fazën finale të Evropianit 2004 për të nëntën herë radhazi. Në të gjitha rastet, Gjermania e kishte përfunduar grupin në vendin e parë. Në kualifikimet për Euro 2004, gjermanët i kishin fituar 5 ndeshje dhe kishin barazuar tri herë, duke përfunduar në vendin e parë, 4 pikë përpara Skocisë. Në fazën finale gjermanët kishin zhgënjyer duke i fituar vetëm 2 pikë në tri ndeshje.

Cila ishte paraqitja e tyre më e mirë në kampionatet evropiane?

Gjermania e bashkuar e ka fituar turneun një herë në vitin 1996 dhe tri herë në përgjithësi, në vitet 1972 dhe 1980, si Gjermania Perëndimore. Në finalen e Wembleyt, zhvilluar në vitin 1996, gjermanët e kishin mundur Republikën Çeke falë golit të artë të shënuar nga Oliver Bierhoff në minutën e 5-të të lojës shtesë.

Faktet kryesore

Gjermanët nuk e kanë asnjë ndeshje në fazën finale që nga Evropiani ’96. Nga ajo kohë, Gjermania i ka zhvilluar 6 ndeshje, duke barazuar në 3 raste dhe humbur po aq, dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa ka pësuar 8.

Rekordet

Gjermania e ka fituar numrin më të madh të titujve kontinentalë: i ka fituar 3 trofe. Në
vitet 1972 e 1980 e ka fituar këtë garë si Gjermani Perëndimore, ndërsa suksesi i vitit 1996 ka arritur pas bashkimit të shtetit. Përpos gjermanëve, Franca është shteti i vetëm që e ka fituar më shumë se 2 herë Evropianin, në vitet 1984 e 2000.

Para Euro 2008, Gjermania kishte marrë pjesë në evropiane 11 herë, duke i zhvilluar 110 ndeshje dhe arritur 67 fitore, 29 barazime e 14 humbje. Ka realizuar 224 gola, kurse ka pësuar 77 sosh.

Skuadra

Portierë
1 Jens Lehmann
12 Robert Enke
23 René Adler

Mbrojtës 2 Marcell Jansen
3 Arne Friedrich
4 Clemens Fritz
5 Heiko Westermann
16 Philipp Lahm
17 Per Mertesacker
21 Christoph Metzelder

Mesfushorë 6 Simon Rolfes
7 Bastian Schweinsteiger
8 Torsten Frings
13 Michael Ballack
14 Piotr Trochowski
15 Thomas Hitzlsperger
18 Tim Borowski

Sulmues 9 Mario Gómez
10 Oliver Neuville
11 Miroslav Klose
19 David Odonkor
20 Lukas Podolski
22 Kevin Kuranyi

Kroacia

Kroatët janë kualifikuar në Kampionatin Evropian pasi e kishin mbyllur fazën e kualifikimeve në vendin e parë. Kjo kombëtare duhet të respektohet, pasi ka treguar lojëra të shkëlqyeshme. Kjo është hera e katërt që kroatët marrin pjesë në evropian.

Kroacia është kualifikuar në Grupin E një xhiro pa përfunduar faza e grupeve, duke përfituar në humbjen e Rusisë në Izrael, edhe pse kishte pësuar humbje nga Maqedonia. Madje, kjo ishte humbja e vetme e Kroacisë, në sezonin e shkëlqyeshëm debutues të elektorit dhe njëherësh ish-përfaqësuesit kroat Slaven Bilić. Eduardo ka përfunduar në vendin e dytë të klasifikimit të golashënuesve me 10 gola të realizuara, përkrah irlandezit David Healy. Kroacia e ka përfunduar në mënyrën më të mirë fazën e kualifikimeve në nëntor të vitit 2007 me fitore në Wembley 3:2 kundër Anglisë, e cila me atë rast e "shijoi" eliminimin. "Jemi të mirë, shumë të mirë", ka komentuar Bilić.

Si janë paraqitur në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2006?

Kroacia e kishte mbyllur fazën e kualifikimeve për Botërorin 2006 në vendin e parë me 7 fitore e 3 barazime. Suedia e kishte grumbulluar numrin e njëjtë të pikëve, por kroatët kishin mbetur në vend të parë pasi kishin bilanc më të mirë në ndeshjet e ndërsjella. Kroacia kishte shënuar 21 gola, kurse kishte pësuar vetëm 5.

Si janë paraqitur në Euro 2004?

Kroacia është kualifikuar në fazën finale të Euro 2004 pasi ka fituar në barazh, pasi kishte mbetur prapa Bullgarisë. Me 5 fitore, 1 barazim e 2 humbje, nga 8 ndeshje të zhvilluara, kroatët kishin përfunduar në vendin e dytë, mirëpo e kishin eliminuar Belgjikën falë difererencës më të mirë të golave në të dy përballjet.

Cila ishte paraqitja e tyre më e mirë në kampionatet evropiane?

Paraqitja më e mirë e kësaj kombëtareje daton në pjesëmarrjen e saj të parë në Evropianin e organizuar nga UEFA. Pasi e kishte përfunduar fazën e kualifikimeve me 23 pikë nga 10 ndeshje, Kroacia në fazën finale e kishte në grup Danimarkën, Portugalinë dhe Turqinë. Kroacia e kishte kaluar fazën e grupeve, por ishte eliminuar nga kampioni i atëhershëm, Gjermania, në çerekfinale. Faktet kyçe Kroacia ka mbetur jashtë në vetëm njërën nga fazat finale të evropianëve, në atë të vitit 2000.

Rekordet

Në fund të kualifikimeve për Euro 2008, Kroacia kishte qenë pjesëmarrëse në 3 kampionate evropiane. Në 47 ndeshjet e zhvilluara, kroatët i kanë arritur 28 fitore, 11 barazime dhe 8 humbje, duke shënuar 86 gola e duke pësuar 38.

Skuarda

Portierë
1 Stipe Pletikosa
12 Mario Galinović
23 Vedran Runje

Mbrojtës 2 Dario Šimić
3 Josip Šimunić
4 Robert Kovač
5 Vedran Ćorluka
6 Hrvoje Vejić
13 Nikola Pokrivač
15 Dario Knežević

Mesfushorë 7 Ivan Rakitić
8 Ognjen Vukojević
10 Niko Kovač
11 Darijo Srna
14 Luka Modrić
16 Jerko Leko
19 Niko Kranjčar
22 Danijel Pranjić

Sulmues 9 Nikola Kalinić
17 Ivan Klasnić
18 Ivica Olić
20 Igor Budan
21 Mladen Petrić

Austria

Austria do të marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat evropian, fal faktit se është organizatore e EURO 2008. Selektori i austriakëve, Josef Hickersberger, beson se skuadra e tij do të kualifikohet në çerekfinale të kësaj gare. Austria bën pjesë ne Grupin B, së bashku me Kroacinë, Gjermaninë dhe Poloninë.

Pasi ishte njëra ndër organizatoret e Euro 2008, Austria ishte kualifikuar në Evropian direkt, ndërkohë kishte zhvilluar disa ndeshje miqësore. Selektori Josef Hickersberger ishte i vetëdijshëm se duhej ta formonte një skuadër kompakte për këtë garë . "I kemi mësuar se cilat ishin ngecjet dhe problemet, të cilat duhet t’i kalojmë", ka thënë ai. Hickersberger i ka humbur tri ndeshjet e para të tij me Zvicrën, para se ta arrinte barazimin e parë ndaj Kosta Rikës, 2:2, në shtator të vitit 2006. Fitorja e parë kishte arritur në sfidën vijuese: 2-1 kundër Lihtenshtajnit, falë një goli në minutat e fundit të Thomas Prager. Më pas, Austria e ka mposhtur edhe Zvicrën me rezultat të njëjtë. Rene Aufhauser e kishte realizuar një tregolësh në fitoren 4:1 kundër Trinidad&Tobago në tetor të vitit 2006. Më pas kanë kaluar 12 muaj dhe 10 ndeshje pa fitore, për ta shijuar më pas fitoren 3:2 kundër Bregut të Fildishtë në Innsbruck. Hickersberger ka vazhduar të futë në skuadër talente të reja. "Jam i bindur se do të shohim një skuadër ndryshe gjatë kësaj vere. Austria e Zvicra janë të shkëlqyeshme në organizimin e këtij turneu. Gjithashtu jam i sigurt se do ta arrijnë kualifikimin për në çerekfinale", shtoi ai. Pjesë e Austrisë në Euro 2008 pritet të jetë edhe shqiptari Ronald Gercaliu.

Si është paraqitur në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2006?

Vendi i tretë në Grupin 6 e kishte lënë Austrinë jashtë fazës finale të Botërorit 2006, për të dytën herë radhazi. Pjesëmarrja e fundit në një fazë finale të austriakëve ishte Botërori i vitit 1998, i zhvilluar në Francë.

Si është paraqitur në Euro 2004?

Republika Çeke dhe Holanda kanë demonstruar superioritet kundrejt Austrisë, e cila kishte mbetur në vendin e tretë në Grupin 3, duke mos e pasur rastin asnjëherë që ta kërkojë kualifikimin. Holanda dhe Republika Çeke e kishin mposhtur Austrinë në të dyja përballjet.

Cila ishte paraqitja e saj më e mirë në kampionatet evropiane?

Austria nuk ka marrë pjesë asnjëherë në fazën finale të Kampionatit evropian. Ky shtet do ta bëjë këtë për herë të parë, si njëri ndër organizatorët e kësaj gare. Në vitin 1960 Austria ishte pran sigurimit të pjesëmarrjes në Euro, por megjithatë nuk ia kishte dalë.

Faktet kryesore

Austria, njëjtë si Polonia, debuton në fazën finale të një Kampionati evropian të organizuar nga UEFA. Sidoqoftë, ky ekip ka marrë pjesë në 7 faza finale të
kampionateve botërore të organizuara nga FIFA.

Rekordet
Austria i ka zhvilluar 80 ndeshje në kualifikimet evropiane me një bilanc prej 33 fitoresh, 13 barazimesh dhe 34 humbjesh, prej tyre 146 gola të shënuara dhe 125 të pësuara.

Skuadra

Portierë
1 Alexander Manninger
21 Jürgen Macho
23 Ramazan Özcan

Mbrojtës 2 Joachim Standfest
3 Martin Stranzl
4 Emanuel Pogatetz
12 Ronald Gercaliu
13 Markus Katzer
15 Sebastian Prödl
16 Jürgen Patocka
17 Martin Hiden

Mesfushorë 5 Christian Fuchs
6 René Aufhauser
8 Christoph Leitgeb
10 Andreas Ivanschitz
11 Ümit Korkmaz
14 György Garics
19 Jürgen Säumel
20 Martin Harnik

Sulmues 7 Ivica Vastic
9 Roland Linz
18 Roman Kienast
22 Erwin Hoffer

Polonia

Numri 13 ishte me fat për polakët. Sepse, pas 13 tentimesh, Polonia do të marrë pjesë për herë të parë në histori të vet në Kampionat evropian. Polakët e kanë mbyllur fazën kualifikuese në vendin e parë, ndërsa në ndeshjen e fundit kanë barazuar me Serbinë, të cilës ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në Euro 2008.

Trajneri holandez, Leo Beenhakker ia ka siguruar Polonisë kualifikimin e parë në Kampionat evropian në histori të këtij shteti. Protagonist absolut në fazën e kualifikimeve ishte sulmuesi Euzebiusz Smolarek, (i cili ka realizuar 9 gola), që me një dygolësh në sfidën në shtëpi kundër Belgjikës ia ka siguruar polakëve kualifikimin, një ndeshje para kohe. Polakët e kishin nisur fazën e kualifikimeve me një humbje, për të vazhduar më pas me 6 fitore radhazi. Polonia kishte përfunduar e para në Grupin A, ndërsa me barazimin 2:2 në Beograd ia kishte mohuar ambiciet Serbisë për t’u kualifikuar në Euro 2008.

Si janë paraqitur në kualifikimet për Kampionatin botëror 2006?

Dy humbje kundër Anglisë ia kishin humbur vendin e parë polakëve në grupin e tyre për kualifikim në Botërorin 2006. Pa marrë parasysh këtë, polakët ia kishin dalë të kualifikoheshin pasi që ishin skuadra më e mirë e dytë nga të gjitha grupet. Polonia ishte eliminuar në fazën finale pas humbjeve nga Ekuadori (2:0) dhe Gjermania (1:0). E pamjaftueshme ishte fitorja e tyre ndaj Kosta Rikës, 2-1. Polakët e kishin përfunduar aventurën e tyre në Botërorin 2006 në vendin e tretë.
Si është paraqitur në Euro 2004?

Pasi kishte marrë pjesë në fazën finale të Botërorit 2002, Polonia nuk ia kishte dalë ta bënte të njëjtën gjë edhe në Evropianin 2004, pasi që e kishte përfunduar fazën e kualifikimeve në vendin e katërt. Polakët e kishin mbyllur fazën e kualifikimeve me 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, duke e lënë prapa Hungarinë me 2 pikë më shumë.

Cila ishte paraqitja e saj më e mirë në kampionatet evropiane?

Para kualifikimit të fundit për në Evropian, Polonia kishte mbetur pa u kualifikuar në fazën finale të Evropianit 1980 të mbajtur në Itali, pasi kishte përfunduar në vendin e dytë me vetëm 1 pikë më pas se kryesuesi Holanda.

Faktet kryesore

Numri 13 i ka sjellë fat Polonisë. Tentimi i 13-të i tyre për t’u kualifikuar në fazën finale ka qenë me sukses, pasi kjo do të jetë hera e parë në histori të shtetit që Polonia merr pjesë në një Kampionat evropian. Rekordet Në përgjithësi, Polonia ka marrë pjesë në 13 kualifikime për evropiane, duke i zhvilluar 90 ndeshje, prej tyre i ka fituar 38, ka barazuar në 24 ndeshje, kurse ka pësuar 28 humbje. Nga këto ndeshje polakët kanë realizuar 131 gola dhe kanë pësuar 100.

Skuadra

Portierë 1 Artur Boruc
12 Tomasz Kuszczak
22 Łukasz Fabiański

Mbrojtës 2 Mariusz Jop
3 Jakub Wawrzyniak
4 Paweł Golański
5 Dariusz Dudka
6 Jacek Bąk
13 Marcin Wasilewski
14 Michał Żewłakow
15 Michał Pazdan
23 Adam Kokoszka

Mesfushorë 7 Euzebiusz Smolarek
8 Jacek Krzynówek
10 Łukasz Garguła
17 Wojciech Łobodziński
18 Mariusz Lewandowski
19 Rafał Murawski
20 Roger Guerreiro

Sulmues 9 Maciej Żurawski
11 Marek Saganowski
16 Łukasz Piszczek
21 Tomasz Zahorski

Ndeshjet
8 qershor
Kroacia – Austria (18:00)
Gjermania – Polonia (8 qershor 20:45)

12 qershor Gjermania – Kroacia (18:00)
Austria – Polonia (20:45)

16 qershor
Gjermania – Austria (20:45)
Polonia -Kroacia (16 qershor 20:45)