LAJMI I FUNDIT:

Euro 2008: Bern, Zvicër

Euro 2008: Bern, Zvicër

Pas Cyrihut, Gjenevës dhe Bazelit, Berni është qyteti katërt më i banuar në Zvicër me 140.000 banorë. Kryesisht flitet gjuha gjermane, përkatësisht dialekti berno-gjerman, ndërsa ka edhe pjesë në të cilat flitet frëngjishtja.

Disa emra të cilat lidhen me këtë qytet janë reformatori Albrecht von Haller, poeti Albert Bitzius, si edhe piktorët Hans Friis, Ferdinand Hodler dhe Paul Klee. Edhe Albert Einsteini ka punuar në teorinë e tij të relativitetit gjatë kohës kur ka qenë në Bern.

Qyteti


Lumi Aare, i cili e ndan qytetin në dy kuarte, paraqet njërin nga pasqyrimet e këtij qyteti, mbi të cilin gjatë viteve janë ndërtuar shumë ura të cilat lënë mbresë me pamjen e tyre. Berni është njëri nga qytetet i cili është nën mbrojtje të UNESCO-s.

Emblema më e njohur mbrojtëse e këtij qyteti është ndërtesa orë, Zytglogge. E rëndësishme për Bernin është edhe katedralja gotike (Berner Münster) e cila është ndërtuar në shekullin e XV si edhe salla e qytetit e cila është ndërtuar në të njëjtin shekull. Qyteti i vjetër është në largësi prej gjashtë kilometrash dhe është njëra nga qendrat më të njohura të shopingut në Evropë. Nga shekulli i XVI daton përmendorja e ariut (Bärengraben), si njëra nga veprat më interesante, si edhe ndërtesa Federale në të cilën aktualisht është i vendosur parlamenti, i cili është i hapur për vizitë.

Kopshti i Trëndafilave, ku mund të kënaqeni me pamjen, është njëri nga parqet e Bernit, i cili daton nga viti 1913. Prej atraksioneve të kohës më të re të këtij qyteti, është shatërvani në qendër të Bundeshausit, i ndërtuar më 1 gusht të vitit 2004 për nder të ditës kombëtare të Zvicrës.

Berni është qytet i cili mund t’i kënaqë interesat kulturore të secilit. Aty gjenden një numër i madh sallash kinematografike, ku për çdo vit mbahet edhe Festivali i Filmit Queer, ka muze të shumta dhe shfaqje muzikore. Berni është i njohur edhe si qytet universitar në të cilin gjenden shumë universitet të cilat mbulojnë sfera të ndryshme të shkencës.

Në sport, si përfaqësues më të dalluar janë klubi i futbollit, Young Boys dhe klubi i hokejit, Bern.

Stadiumi

Stadiumi, Stade de Suisse Wankdorf, zyrtarisht është lëshuar në përdorim me 30 korrik të vitit 2005, i cili është i dyti për nga madhësia, dhe ka një kapacitet prej 32.000 shikuesve. Ai shfrytëzohet nga skuadra Young Boys.

Është i ndërtuar mbi stadiumin e vjetër Wankdorf, i cili ka pësuar ndryshime nga viti 2001. Me ndërtimin e ri ky stadium ka siguruar një kulm në të cilin është i ndërtuar një sistem që mundëson akumulimin e energjisë elektrike nga energjia diellore dhe punon me fuqi prej 700.000 kWh.

Ndeshja e parë e luajtur në stadiumin e rinovuar ka qenë ndërmjet skuadrave, Young Boys dhe Olympique Marseille, të cilën e kishin përcjellë 14.000 shikues. Stadiumin e ka shfrytëzuar edhe FC Thun si teren nikoqir për tri takimet e Ligës së Kampionëve në vitin 2005 dhe një takim në Kupën UEFA.

Karakteristikë e këtij stadiumi është edhe renditja e tribunave ulëse të kuqe, të cilat dallohen nga ulëset tjera të verdha dhe të zeza. Ulëset e kuqe janë vendosur në vitin 2005 për nder të futbollistëve të skuadrës, Young Boys, dhe menaxherit të tyre, Walter Eich. Nuk ka mundësi të blihen bileta për rendin e kuq, sepse ato ulëse gjithmonë janë të rezervuara për personat e caktuar, zakonisht anëtarët dhe drejtuesit e klubeve.

Tereni i këtij stadiumi është shumë i përshtatshëm për lojë, ndërsa pritet të shndërrohet në teren të “epokës së re” për takimet e hokejit në Evropë. Ndeshja e parë e hokejit është luajtur në vitin 2001 ndërmjet skuadrave, Michigan State dhe Michigan (skuadër e njohur si “lufta e ftohtë”).

Takimi i cili ka nxitur më së shumti interesim te shikuesit është takimi ndërmjet rivalëve lokalë, Bern dhe Langnau, në të cilin kanë qenë të pranishëm 30. 076 tifozë, ndërsa biletat janë shitur për vetëm 53 orë.

Në këtë stadium do të luhen tri ndeshje të grupit C:

Holandë-Itali (9 qershor – 20.45)
Holandë-Francë (13 qershor – 20.45)
Holandë-Rumuni (17 qershor – 20.45)