LAJMI I FUNDIT:

Etrit Berisha shpresonte të bëhej kapiten i ekipit kombëtar

Etrit Berisha shpresonte të bëhej kapiten i ekipit kombëtar

Etrit Berisha priste të merrte shiritin e kapitenit të Kombëtares pas mungesës së Lorik Canës në ndeshjen miqësore ndaj Katarit.

Burime të gazetës shqiptare “Panorama Sport” pranë ekipit kuqezi treguan dje se portieri nuk është ndier mirë kur ka mësuar se kapiten do të jetë Elseid Hysaj.


Kosovari, si një titullar i padiskutueshëm në Kombëtare prej katër vitesh dhe me 35 ndeshje të luajtura, ka pasur pritshmëri të mëdha për shiritin. Megjithatë, De Biazi vendosi për shkodranin Hysaj, duke privilegjuar këtë të fundit pas sezonit fantastik me Napolin.

“Pse Hysaj kapiten? Sepse është një futbollist që ka cilësi për ta bërë këtë rol. Pastaj është me ne që nga viti 2013 dhe është e drejtë që t’ia njohim edhe eksperiencën dhe kontributin që ka dhënë për Kombëtaren”, pat thënë trajneri kuqezi për zgjedhjen që kishte bërë.

I kontaktuar dje nga gazeta, Berisha nuk pranoi të komentonte faktin nëse kishte pasur qejfmbetje për këtë vendim të trajnerit. Nga burime pranë lojtarit, mësohet se edhe deklarata që ka bërë sa i përket të ardhmes së tij pas Europianit është fryt i një mërzitje për faktin që nuk u shpërblye me shiritin e kapitenit, në një kohë që pritej mungesa e Canës.

Megjithatë, polemikat në prag të Europianit nuk i shërbejnë askujt, por një gjë është e sigurt: zgjedhja e Hysajt kapiten ka bërë që Berisha, por edhe ndonjë tjetër, të ndihen jo mirë, duke menduar se e meritojnë ata, përpara mbrojtësit që ka vetëm tri vite si kuqezi.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori