LAJMI I FUNDIT:

ETC edhe në Shtip të Maqedonisë

ETC edhe në Shtip të Maqedonisë

Në kuadër të projektit tradicional: “Javët e Biznesit Kosovar”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ETC-Elkos Group nga Kosova, ka hapur pikën e saj të parë në qytetin e Shtipit të Maqedonisë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se investimi mbi katër milion euro është i pari që realizohet në Maqedoni nga biznesmeni i suksesshëm Ramiz Kelmendi. Kjo është një pikë e rëndësishme për prodhimet nga Kosova. “Investimet e kësaj kompanie nuk do të ndalen me kaq ato do të vazhdojnë edhe në qytetet tjera të Maqedonisë, ku pos investimeve do të ketë edhe vende të reja të punës”, tha Shahini.
14 shtip3
Kryetari i AKB-së shtoi se kjo është edhe një mundësi e re për promovimin e prodhimeve vendore dhe shitjen e tyre në këtë shtet. “Këtu para konsumatorëve vendës, janë të gjitha prodhimet nga Kosova, të cilat do të jenë edhe një mundësi jo vetëm e promovimit, por edhe e konsumimit të prodhimeve shqiptare nga qytetarët maqedonas”, theksoi Shahini.

Sipas tij, nga ky investim i ri janë hapur mbi 70 vende të reja të punës, të cilat do të përmirësojnë gjendjen e dhjetëra familjeve të tyre. Prioritet është dhe do të mbetet promovimi i prodhimeve kosovare dhe gjetja e tregjeve të reja.

Ramiz Kelmendi, pronar i ETC, tha se sot Elkos Group, po bënë inaugurimin e objektit të parë në Republikën e Maqedonisë me vlerë investive mbi 4 milionë euro, nga 50 milionë euro që kanë planifikuar të investojmë. Këtu kemi punësuar rreth 70 vetë nga një mijë sa planifikojmë të punësojmë.

“Grupi Elkos tregton me produktet nga të gjitha shtetet e botës dhe do ju ofroj konsumatorëve asortimant dhe çmime të volitshme”, theksoi Kelmendi.

Kryetari i Komunës së Shtipit, investimin prej mbi 4 milionë eurove në komunën e tij e vlerësoi si shumë të rëndësishme, duke kërkuar edhe nga investitorët e tjerë nga Kosova që të investojnë në këtë komunë. Sipas tij investimet sjellin përfitime të shumta, ku edhe ulin papunësinë dhe rrisin mirëqenien sociale.

Në këtë përpunim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, zyrtarë të lartë nga Qeveria e Maqedonisë si dhe biznese nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe mbi një mijë të pranishëm. /Telegrafi/