LAJMI I FUNDIT:

Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut

Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut

Mëngjesin e sotëm një tërmet me intensitet të dobët, 2.2 shkallë të Rihterit. Sipas Institutit Sizmologjike Mesdhetare Evropiane me qendër në Francë, tërmeti ka ndodhur në orën 9:54 të mëngjesit me orën lokale të Maqedonisë. Sipas EMSC tërmeti është ndjerë në verilindje dhe goditja ka qenë me thellësi prej 4 kilometra.

Epiqendra e tërmetit është në kufirin mes Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë. Tërmeti është ndjerë më së shumti në Shkup dhe rrethinë. /Telegrafi/