Në dhjetor të vitit të kaluar ishte dhënë ideja e parë se si do të duket trilleri fantastiko-shkencor i titulluar “Tenet”.

Christopher Nolan e ka bërë regjinë e këtij filmi me produksion të Emma Thomas, ndërsa tash ka ardhur edhe paraqitja e dytë e shkurtër.

Në bazë të pamjeve të shkurtra, karakteri që e luan John David Washington përpiqet ta ndalë luftën e tretë botërore, ndërsa në lojë është edhe jeta pas vdekjes dhe udhëtimi në kohë.

Publikohet paraqitja e shkurtër e filmit fantastiko-shkencor "Tenet" Publikohet paraqitja e shkurtër e filmit fantastiko-shkencor "Tenet"

Krahas John David Washington, në këtë film luajnë edhe Robert Pattinson, Michael Caine, Elizabeth Debicki, Dimple Kapadia, Aaron Taylor-Johnson, Clemence Poesy e Kenneth Branagh.

Premiera e filmit “Tenet” pritet të jepet më 17 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/