LAJMI I FUNDIT:

Është më mirë t`ia rrëfesh apo jo tradhtinë partnerit?

Është më mirë t`ia rrëfesh apo jo tradhtinë partnerit?

Ta rrëfesh apo ta mbash të fshehtë tradhtinë? Një prej dilemave të përjetshme në dashuri ka të bëjë me rrëfimin e tradhtisë

Në një marrëdhënie është shumë e rëndësishme besnikëria dhe kur ndodh tradhtia, pjesa më e vështirë vjen më pas: T`ia tregosh apo jo partnerit? Ekspertët dhe psikologët janë të ndarë, si gjithmonë.

T`ia rrëfeni partnerit tradhtinë është gjëja më e mirë që mund të bëni

Komunikimi në një lidhje është një prej gjërave më të rëndësishme, pasi duhet thënë gjithçka, nuk duhet të keni sekrete.

Një tradhti duhet t`ia rrëfeni partnerit sa më parë të jetë e mundur, sepse pas një rrëfimi qëndron një ndjesi faji, që partneri/ja mund ta vlerësonte shumë dhe mund të zbuste disi zemërimin e tij/saj. Po ashtu, do të ndiheni të çliruar nga ndjesitë e fajit duke u përballur dhe duke folur hapur me partnerin.

Nëse një çift duhen dhe ai/ajo që ka tradhtuar është penduar me të vërtetë, marrëdhënia mund të forcohet më shumë.

Të rrëfesh një tradhti? Më mirë jo

Le të fillojmë duke thënë që ka disa lloje tradhtish, pasi tradhtia për shkak të një dobësie të momentit nuk është njësoj me tradhtinë që vjen nga një marrëdhënie afatgjatë me një partner/e tjetër. E dyta është më e vështirë si për t`u rrëfyer, si për t’u falur.

Në përgjithësi rrëfimi i një tradhtie është një rrezik për t`u marrë përsipër, pasi partneri mund edhe të vendosë t’i japë fund lidhjes.

Të tradhtosh besimin e partnerit është diçka e rëndë dhe nëse të vendosësh t`ia rrëfesh apo jo është e vështirë, edhe më e vështirë është marrja e vendimit për të falur një tradhti.

Rrëfimi i tradhtisë është një shkarkim egoist i ndërgjegjes së personit që ka tradhtuar dhe kështu mund të kuptohet edhe nga partneri. Sigurisht që flitet në përgjithësi, pasi çdo rast është i ndryshëm.

Nëse keni tradhtuar, ju e dini më mirë se kushdo se si mund të reagojë partneri. Vendosni për të mirën tuaj dhe për atë të njeriut që keni në krah. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori