eksperti-banner

Është publikuar një video në internet, që e tregon një veturë të zezë që shfrytëzohet si rrëshqitëse për tu hedhur në det.

Vetura Porsche Cayenne, është vendosur në breg të detit me rrotat e pasme që janë të vendosura në ujë, transmeton Telegrafi.


Tavani i lëmuar i automobilit të tipit xhip, është bërë si tobogan ku janë hedhur këta pushues të rritur.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni eksperiencën e tyre mbi veturën që kushton afro 60 mijë euro. /Telegrafi/