Dafina Zeqiri ka paralajmëruar videoklipin e saj më të ri përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka publikuar një video të shkurtër në Instagram për t’i informuar fansat e saj rreth asaj që po përgatit për ta.


“Be a Man 1’nce” e ka titulluar këngën e re, krijuesja e shumë hiteve.

Njëherësh është raportuar se njëri nga dy videoklipet e këngëtares që do të publikohen së shpejti është bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Young Zerka. /Telegrafi/