LAJMI I FUNDIT:

Është dëgjuar mbi 96 milionë herë brenda vitit – Spotify publikon statistikat edhe për Era Istrefin

Është dëgjuar mbi 96 milionë herë brenda vitit – Spotify publikon statistikat edhe për Era Istrefin
Era Istrefi. Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, ka qenë mjaft e suksesshme gjatë këtij viti.

Ajo u bë zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018, ku performoi në finale të këtij kampionati, në Rusi.


“Live it up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam ishte një prej këngëve më të dëgjuara gjatë verës.

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Kampionatit Botëror 2018, Rusi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Më pas ajo solli këngën “Prisoner”, “Oh God” në bashkëpunim me Konshens dhe së fundmi “Anything more” me Steve Aoki.

Të gjitha këto projekte, të cilësuara të suksesshme nga publiku, i kanë dhuruar asaj një njohje edhe më të madhe në tregun e muzikës ndërkombëtare.

Era Istrefi (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Suksesi i saj është i pasqyruar edhe në platformat digjitale të muzikës si “Spotify” dhe “Apple Music”.

Sukses i madh edhe për Bebe Rexhën, shqiptarja nuk i mban dot lotët kur merr vesh se është nominuar në "Grammy"
Lexo po ashtu Sukses i madh edhe për Bebe Rexhën, shqiptarja nuk i mban dot lotët kur merr vesh se është nominuar në "Grammy"

Së fundmi, “Spotify” ka nxjerrë statistikat për secilin artistë, duke treguar se sa dëgjime kanë arritur ata gjatë vitit.

Artistja Era Istrefi vendosi që këto statistika t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ajo është dëgjuar mbi 96 milionë herë nga 19 milionë fansa nga 65 shtete të ndryshme, të cilët kanë shpenzuar jo më pak se katër milionë orë në këngët e saj, në këtë platformë.

“Faleminderit 2018, qëndroni gati për 2019”, ka shkruar Istrefi në Instagram, e lumtur për arritjet e saj këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori