LAJMI I FUNDIT:

A është Cristiano Ronaldo golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave?

Me golin e realizuar në të dilenë e javës së kaluar kundër Sassuolos, Cristiano Ronaldo ka arritur në shifrën e 760 golave në karrierë, me vetëm dy gola që e ndajnë nga rekordi i Jose Bican.

Sulmuesi portugez ka shënuar pesë në 35 ndeshje për Sporting Lisbonën, 118 në 292 takime te Manchester United dhe 451 gola në 438 sfida te Real Madridi.


Te Juventusi, pesë herë fituesi i Topit të Artë realizoi 84 herë në 106 paraqitje, po ashtu 102 gola në 170 përballje te Portugalia.

Vetëm Bican ka më së shumti gola

Nëse 35-vjeçari shënon edhe dy gola të tjerë, atëherë do të barazojë rekordin e Bican që ka shënuar 762 sosh gjatë karrierës së tij dhe është momentalisht golashënuesi më i mirë i të gjithi kohërave.

Shumë burime, përfshirë këtu edhe Rec Sport Soccer Statistics Foundation (RSSSF), bën të ditur se Bican ka shënuar 805 herë gjatë karrierës, me Marcan që numron vetëm golat që i ka shënuar si futbollist profesional.

Bican ka shënuar 762 golat e tij për skuadra si: Rapid Amateur (3), Rapid Vienna (68), Admira Vienna (21), Slavia Prague (534), Vitkovice (74), Hradec Kralove (11), Dynamo Prague (22), Austria (14), Czechoslovakia (12) dhe Bohemia e Moravia (3).

Pele ndaloi në 757 dhe Romario në 740

Ronaldo tashmë e ka tejkaluar Pele, i cili shënoi 757 gola, përfshirë 643 me Santosin, 77 me Brazilin dhe 37 me New York Cosmos. Disa thonë se Pele ka realizuar 644 gola të Santosi, por ekziston ajo që shumë mendojnë se ka qenë autogol i Sao Bentos.

Ndërkohë, Romario mburrej se kishte arritur 1.000 gola në moshën 41-vjeçare në vitin 2007, por ai ka shënuar një total prej 740 golash zyrtarë.

Messi kërcënon rekordin e Bicas … dhe Ronaldos

Kapiteni i Barcelonës sapo ka zënë Pelen si golashënuesi më i mirë në historinë e një klubi të vetëm dhe ka regjistruar një total prej 718 gola në karrierën e tij. Messi pritet të kalojë edhe Bican dhe më pas të përqendrohet në një tjetër rekord me Ronaldon, këtë herë për lojtarin që do të bëhet golashënuesi më i mirë në histori.

Ronaldo i pandalshëm është gati të mbushë 36 vite

35-vjeçare dhe gati për të mbushur 36 vite më 5 shkurt, Ronaldo këtë mesatare ka më shumë se një gol në Serie A këtë sezon, pasi ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar 15 herë.

Ai është golashënuesi më i mirë i ligës, i ndjekur nga Romelu Lukaku (12), Ciro Immobile (11), Joao Pedro, Zlatan Ibrahimovic dhe Luis Muriel (10).

Ronaldo nuk arriti të kurorëzohej me çmimin e golashënuesit më të mirë në asnjë nga dy sezonet e tij të para te Zonja e Vjetër.

Sidoqoftë, ai ishte golashënuesi më i mirë një herë në Ligën Premier në 2007/08 dhe tre herë në LaLiga Santander në 2010/11, 2013/14 dhe 2014/15.

Përveç kësaj, Ronaldo u emërua golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve në shtatë sezone – më shumë se çdo futbollist tjetër – në 2007/08, 2012/13, 2013/14, 2014/15, 2015/16, 2016/17 dhe 2017/18.

Duke ndjekur Ali Daei

Nëse Ronaldo thyen rekordin e Bicas, do të bëhej lojtari i vetëm që ka shënuar më së shumti gola në histori të futbollit.

Ali Daei mban rekordin me një total prej 109 golash dhe sulmuesit të Juventusit i duhen vetëm shtatë për ta arritur atë në nivel kombëtaresh. /Telegrafi/