LAJMI I FUNDIT:

“Është burim i madh krenarie”, Griezmann i lumtur që barazoi rekordin e Platinit

“Është burim i madh krenarie”, Griezmann i lumtur që barazoi rekordin e Platinit

Antoine Griezmann u bë të martën mbrëma golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave i Francës, kur ai shënoi dy herë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Finlandës.

Griezmann bëri diferencën për Les Bleus pasi siguruan një fitore 2-0 për të zgjeruar edhe më shumë epërsinë e tyre në krye të Grupit D.

30-vjeçari tani ka 41 gola në emrin e tij për Francën, duke e barazuar rekordin e legjendës së futbollit, Michel Platini.

Holanda shkatërron Turqinë, Depay het-trik – fitojnë Franca dhe Kroacia
Lexo po ashtu Holanda shkatërron Turqinë, Depay het-trik – fitojnë Franca dhe Kroacia

Griezmannit i duheshin 98 ndeshje për të barazuar rekordin e fituesit të Kampionatit Evropian 1984, ndërsa ai tani është 10 gola prapa golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Thierry Henry.

“Është një burim i madh krenarie”, ka thënë fillimisht Griezmann për TF1.

“Që kur kam qenë këtu, që nga viti 2014, gjithmonë përpiqem të sjell më të mirën, pavarësisht nëse janë gola, me punën time mbrojtëse apo sulmuese”.

I pyetur nëse ndeshja e së martës ishte paraqitja e tij më e mirë për Les Bleus, sulmuesi e mohoi një gjë të tillë.

“Ka pasur të tjera. Por unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen time dhe atë të ekipit”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori