Është 12-vjeçar, por duket shumë më i rritur: Djaloshin po e konsiderojnë si Zlatan Ibrahimovici i ri


Ibrahima Sow është një 12-vjeçar, por që u bë hit në rrjetet sociale në Spanjë.
Në fakt, disa fotografi që kanë qarkulluar ditë më parë në internet, duket shumë më i vjetër se një fëmijë prej 12 vjetësh.
Ai kishte një fizik shumë më të zhvilluar sesa bashkëmoshatarët. Tani tashmë është 170 centimetra i gjatë dhe këtë sezon ka shënuar 29 gola për Sevillën, ku është edhe kapiten i skuadrës.
Por, fiziku nuk po i shkakton problem kur bëhet fjalë në driblime, pasi që ditë më parë shkatërroi mbrojtjen e Betisit.
Nofka e tij është Ibra dhe sipas stilit të lojës po e krahasojnë me ish-lojtarin e Barcelonës e Juventusit, Zlatan Ibrahimovic.
Ndryshe, Sow në Sevilla ka kaluar verën e kaluar nga Malaga dhe në klub besojnë se shumë shpejt do ta shohim në ekipin e parë. Ai është nga Senegali dhe gjëra të mëdha priten nga djaloshi. /Telegrafi/






































