0Shares

Këtë të enjte më 7 shkurt, në kinemanë më të madhe në vend arrijnë dy filma premierë. 

ESCAPE ROOM

Filmi i shumëpritur “Escape Room” i realizuar nga Adam Robitel është një triller psikologjik rreth gjashtë të huajve që e gjejnë veten në rrethana jashtë kontrollit të tyre dhe duhet të përdorin aftësitë për të gjetur të dhëna ose do të vdesin.

THE MULE

Filmi “The Mule” i zhanrit krim dhe dramë, i cili është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Ky film zhvillohet rreth një veterani 90-vjeçar të Luftës së Dytë Botërore, i cili kapet duke transportuar kokainë në vlerë tre milionë dollarë nëpërmjet Michiganit për një kartel meksikan të drogës.

Filmi është realizuar nga Clint Eastwood, i cili gjithashtu luan rolin kryesor së bashku me superaktorët tjerë, si Bradley Cooper, Alison Eastwood, Micheal Pena, Laurence Fishburne, Andy Garcia dhe shumë të tjerë.

Listën dhe orarin e filmave mund ta gjeni në ueb-faqen e Cineplexx.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)