LAJMI I FUNDIT:

Erysha flet për projektin me Elinelin, synimet dhe projektet e të ardhmes (Foto)

Erysha flet për projektin me Elinelin, synimet dhe projektet e të ardhmes (Foto)

Këngëtarja e re atraktive, Erysha, ka publikuar projektin e ri të saj vetëm ditë më parë.

Ajo zgjodhi reperin e njohur shqiptar, Elinel, për të realizuar projektni e ri “A mke harru”.


Atraktive, me vokal mjaft të bukur, Erysha është prurja e re në skenën muzikore që pritet të ngjitet në maje. Për Telegrafin ajo flet për mënyrën e bashkëpunimit me Elinel dhe pse zgjodhi pikërisht reperin.

“Bashkëpunimi me Elinelin ka ardhë falë bashkëpuntorëve të mi më të mirë, Argjir Rexha dhe Arbër Zeka të cilët njëherit më kanë njoftuar me Cricketin, producentin e njohur të cilin e falënderoj shumë për punën që ka bërë”.

“Kur vendosëm për këngën “A mke Harru”, Argjiri dhe Arbëri prjoektin ja prezantuan Elinelit dhe aty u njohëm për herë të parë. Elineli pasi dëgjoi projektni nuk hezitoi dhe pranoi të jetë pjesë e këngës ku shfrytëzoj rastin ta falënderoj nga zemra”.

“Përpos Cricketit dhe Elinelit të cilët i theksova më lart, tekstin e këngës e ka shkruar Yll Limani, për videoklipin është përkujdesur Imagine Films ku xhirimet janë realizuar në qytetin e Gjakovës përkatësisht te Qarshia e Vjetër. Sellma dhe Kaci janë përkujdesur për dukjen time si dhe Glam Studio”.

“Jam e lumtur që kënga po pëlqehet dhe ka marrë komente pozitive një shtytje e madhe për punë që të vazhdoj sa më shumë, kurse prjoekti arriti për 24 orë afro 150 mijë klikime që besoj se për një këngëtare të re është arritje e mirë”, theksoi Erika për Telegrafin.

Erysha ndryshe potencon se ka dëshirë të njihet për zërin më shumë se sa për linjat trupore.

“Nga komentet që kam marrë në orët e para kryesisht janë për zërin, e kjo është gjëja më e mirë për mua. Ajo që unë dua në të ardhmen është të vlerësoshem për zërin. Dukja dhe paraqitja skenike kanë rëndësi të veçantë, por vokali është primar”, shton bukuroshja.

Viti 2018 sipas saj do të jetë me shumë projekte të tjera që mund ta bëjnë atë edhe më të suksesshme.

“Viti që po vjen Erikën e sjellë me shumë projekte e bashkëpunime interesante si me knëgëtarë e producentë të ndryshëm. Unë do të vazhdoj të punoj shumë dhe uroj që mos t’i zhgënjej asnjëhere familjen time të cilët më kanë mbështetur në secilin moment, bashkëpuntorët e mi dhe ata që pëlqejnë këngë ‘A m’ke harru'”, përfundoi këngëtarja.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina

"Liri Palestinës" - përfaqësuesja e Izraelit u ngacmua e u fishkëllye nga publiku gjatë provave të Eurovisionit

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori