LAJMI I FUNDIT:

Ermal Meta: Në Itali erdha me një traget normal dhe jo me gomone siç kanë shkruar mediat

Ermal Meta: Në Itali erdha me një traget normal dhe jo me gomone siç kanë shkruar mediat
(Foto: Getty Images)

Ermal Meta është padyshim emri më i komentuar në Itali, pasi fitoi Festivalin ‘Sanremo 2018’.

Këngëtari shqiptar së bashku me Fabrizo Moro, korrën sukses me këngën “Non mi avete fatto niente”. Sorrisi.com i ka kushtuar një artikull të detajuar shqiptarit, që nga fëmijëria e tij në Fier e deri tek udhëtimi në Itali.


(Foto: Twitter/Ermal Meta)

Artikulli

(Foto: Getty Images)

“Ermal zgjidh një vend ku do të shkoje me miqtë e tu për dreke”, kështu i thamë në telefon – shkruan në artikullin e transmetuar nga BalkanWeb. Dhe ai na ftoi në një restorant në periferi të Milanos. Erdhi me një makinë, e njoha nga flokët e zinj dhe elegant. Ulemi në tryezë. Momenti i tij i artë ishte klasifikimi në vendin e tretë në Sanremo, me këngën “Vitato morire”. Është një djalë i rafinuar, një artist me një histori të jashtëzakonshme për të treguar nga jeta e tij.

Kuptimi i emrit tim

(Foto: Getty Images)

“Ermal është një emër shumë i përhapur në Shqipëri, vendin tim të lindjes. Kuptimi: ‘I ardhur nga mali’, siç keni ju këtu në Itali emrat Carlo ose Aleksandër. Kultura shqiptare me emra të bukur e plot kuptime”.

Shqiptari fitues i Sanremos - jeta dhe karriera e Ermal Metës
Lexo po ashtu Shqiptari fitues i Sanremos - jeta dhe karriera e Ermal Metës

Si erdha në Itali

(Foto: Twitter/Ermal Meta)

“Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, për vendin dhe për njerëzit që jetojnë atje. Erdha në Itali para 20 vitesh me një traget normal, bashkë me vëllanë, motrën dhe nënën e tyre. Dhe jo me gomone, siç kanë shkruar për mua. Linda dhe u rrita në Fier, në një nga vendet më të bukura të tokës së Shqiponjave. Në Shqipëri kam qenë pesë vite më parë dhe jam ende i dashuruar me të. Kur më pyesnin në intervista se si ishte fëmijëria ime, iu përgjigjesha thjesht: ‘E bukur’. Por e vërteta është se shumë gjëra që i takojnë atyre viteve, i mbaj brenda, por i kujtoj nga shenjat që kam ende në trup”.

“Unë e kam lënë në Shqipëri një periudhë të vështirë (gjatë prishjes së sistemit komunist, pas një dekadë të gjatë të atij regjimi) kur njerëzit me ide, kulturë dhe dëshira për të bërë art nuk mund të rebeloheshin. Por isha fëmijë dhe nuk e kuptoja se çfarë ndodhte. Kënga ime ‘Vietato morire’, ka në brendësia të saj një histori personale, (teksti tregon rebelimin e një djali të abuzuar nga babai)”.

Kontakti i parë me muzikën

(Foto: Getty Images)

“Dëshira për muzikën është e hershme, që kur isha katër ose pesë vjeç. Vijë nga një familje muzikantësh. Mamaja ime është një violiniste dhe ajo më merrte shpesh në koncertet e saj. Isha i mahitur nga bota e saj. Pianoja për mua ishte si një lojë me çelësa, një lodër e jashtëzakonshme. Shtypja tastet dhe ‘çmendesha’ nga krenaria. Këngën time të parë e shkrova kur isha në moshën 12-vjeçare, ndërsa atë ia dedikova një vajzë që pëlqeja në atë kohë. Atë vajzë e takova pas disa vitesh, në det”.

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori