LAJMI I FUNDIT:

Ermal Mamaqi jep mesazhin për sukses: Përulu dhe më shumë do të lartësohesh

Ermal Mamaqi jep mesazhin për sukses: Përulu dhe më shumë do të lartësohesh

Biznesmeni, showmani, aktori, si dhe producenti Ermal Mamaqi në një intervistë dhënë për Telegrafin ka folur për suksesin në jetë dhe biznes si dhe pritshmëritë e tij nga konventa “Qëllimi është suksesi yt”, e cila është duke u mbajtur sot për herë të tretë në Prishtinë.  

Mamaqi i cili në këtë konventë merr pjesë si trajner tha se janë dy rregulla në jetë për të qenë një njeri i suksesshëm.


“Kam dy rregulla: ‘qëndro besnik në punë të vogla që besohen të mëdha’ dhe  e dyta ‘përulu dhe më shumë do të lartësohesh’. Nëse e bëni këtë mund të keni shanse që të jesh i suksesshëm”, tha ai duke shtuar se është hera e dy që është pjesëmarrës në këtë konventë. “Është hera e dytë që jam pjesëmarrës në këtë konventë dhe më pëlqeu shumë organizimi vjet. Këtë vit e ka një veçanti që jemi në kohën e COVID-it dhe online i ka përparësitë e veta, sepse me sa e di unë ka më shumë pjesëmarrës se që kanë qenë vjet”.

Sot fillon konventa “Suksesi është qëllimi yt”
Lexo po ashtu Sot fillon konventa “Suksesi është qëllimi yt”

I pyetur se çfarë pret nga kjo konventë, Mamaqi tha: “Mendoj që edhe në Shqipëri ka filluar fryma e re e vetë përmirësimit, e vetëzhvillimit. Kjo filozofi, strategji e vete përmirësimit të vetes ka vite që vlon vërdallë nëpër botë dhe tani jam shumë i gëzuar që ne tjerët po e zhvillojmë këtë filozofi në Shqipëri. Ata që duan të zhvillohen e kanë një mundësi tashmë për të marr më të mirën e dijes. Qëllimi është që nëse njerëzit nuk  përmirësohen, po përkeqësohen. Mundësi për të shkuar përpara është që të mësosh gjëra të tjera. Nëse do të kesh diçka që nuk e ke, duhet të bëhesh dikush që nuk je. Ajo që qëndron në mes janë aftësitë, mendësia për të bërë gjëra të reja”.

Ermal Mamaqi për "Paketën e Suksesit" me vlerë prej 24 mijë euro: Unë nuk shes veten, unë shes mend
Lexo po ashtu Ermal Mamaqi për "Paketën e Suksesit" me vlerë prej 24 mijë euro: Unë nuk shes veten, unë shes mend

Mirëpo, a duhet të jemi vetëkritik për të qenë të suksesshëm, Mamaqi u shpreh: “Mendoj që duhet të jemi realist. Ka njerëz që e rëndojnë veten, e mbivlerësojnë veten. Të jesh realist është ajo që ti duhet ta dish se ku do të shkosh”, ka thënë Mamaqi.

Ndryshe, konventa “Suksesi është qëllimi yt”, është vendi i duhur për të promovuar kompaninë apo brendin tuaj, si dhe të afirmoheni në ngritjen e kapaciteteve të njohurive të reja dhe eksperiencave të ndryshme kudo në botë.

Kjo konventë, që mbahet një herë në vit i bashkon menaxherët për të ndarë idetë dhe çështjet e biznesit në shitje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori