LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon konventa “Suksesi është qëllimi yt”

Sot fillon konventa “Suksesi është qëllimi yt”

Sot do të mbahet dita e parë e konventës vjetore “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”, e cila është duke u organizuar për herë të tretë në Kosovë.

Në këtë konventë do të marrin pjesë personalitete të ndryshme si dhe figura të njohura për publikun, si nga fusha e showbizit dhe nga biznesi.


Biznesmeni, show-mani, aktori, si dhe producenti Ermal Mamaqi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se beson që do jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme pjesëmarrja në këtë konventë.

“Besoj se sot do jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme, sepse nuk besoj që janë mbledh më përpara kaq shumë trajner për një qëllim të tillë siç është suksesi në shitje ose suksesi në vet fjalën që ai e prezanton në këtë konventë dhe besoj se do kalojmë kohë shumë të mirë bashkë”, u shpreh Mamaqi.

Edhe mjeshtëri i meditimit, hipnozës, meditimit, si dhe biznesmeni, Sheki Useini për Telegrafin tha se në këtë konventë duhet të përcjellin mesazhe për krijimin e energjisë pozitive tek njerëzit.

Ermal Mamaqi – Sheki Useini

“Pritshmëritë e mia për sot që të përcjellim një mesazh i cili do të ketë një impakt jashtëzakonisht të madh për të krijuar energji për një kthesë të madhe për të gjithë njerëzimin, jo vetëm tek ata të cilët do të na dëgjojnë”, ka thënë ai.

Ndërsa, trajneri i shitjes, Denis Gafuri para fillimit të konventës u shpreh i entuziazmuar për ditën e parë të konventës.

Ai përçoi këtë mesazh tek pjesëmarrësit e kësaj konvente: “Çdo gjë është gati dhe mezi po presim që të fillojmë. Të gjithë pjesëmarrësit në konventë të marrin nga një fletore, laps dhe shënime sa më shumë sepse do të ketë informata jashtëzakonisht të vlefshme të cilat mund t’i përdorin në biznes dhe në jetën e tyre të përditshme. Kështu që i ftoj që ta ndjekin nga fillimi deri në fund, dy ditë me radhë dhe të mësojnë nga ky event”.

Ndryshe, konventa “Suksesi është qëllimi yt”, është vendi i duhur për të promovuar kompaninë apo brendin tuaj, si dhe të afirmoheni në ngritjen e kapaciteteve të njohurive të reja dhe eksperiencave të ndryshme kudo në botë.

Kjo konventë, që mbahet një herë në vit i bashkon menaxherët për të ndarë idetë dhe çështjet e biznesit në shitje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori