LAJMI I FUNDIT:

Eriksson ia sjellë një super sulmues Përfaqësueses së Kosovës

Eriksson ia sjellë një super sulmues Përfaqësueses së Kosovës
MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 8: (L-R) Tord Grip, Sven Goran Eriksson and Steve McClaren oversee training ahead of the Wold Cup Qualifying match between England and Wales at Old Trafford, on October 8, 2004 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images) *** Local Caption *** Tord Grip;Sven Goran Eriksson;Steve McClaren

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të përforcohet, madje me lojtarë mjaftë cilësorë e me shumë përvojë.

Në tentimin për të krijuar skuadër sa më cilësore për kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botërorë, selektori Albert Bunjaku po synon që pjesë të reprezentacionit ta bëjë edhe sulmuesin e famshëm kosovare që po shkëlqen në Australi, Besart Berisha.


Cilësitë e tij janë të pakontestueshme dhe selektori Bunjaku i njeh ato mjaftë mirë, por për t’ u informuar më mirë për formën momentale të Berishës, selektori Bunjaku dhe bashkëpunëtori i tii Tord Grip kanë kërkuar ndihëm edhe nga Sven Goran Ericson i cili aktualisht është trajner i klubit kinez Shangai Shenhua, transmeton Telegrafi.

Berisha nesër do të luaj pikërisht kundër Shangai Shenhua në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë, dhe siç merr vesh Telegrafi, Bunjaku dhe Grip do të përfitojnë nga një vlerësim momental nga Erikson.

Duhet theksuar faktin se Grip që është ndihmës i Bunjakut tani, në pjesën më të madhe të karrierës së tij ka qenë ndihmës i të famshmit Erikson, përfshirë këtu klube si Sampdoria, Lazio, Man City dhe reprezentacionin e Anglisë, Meksikës e Bregut të Fildishtë. /Telegrafi/
Grip Bunjaku

Tord Grip dhe Albert Bunjaku

tjet-euml-r-gol-nga-besart-berisha-video_hd.jpg