LAJMI I FUNDIT:

Eriksen nuk e do kalimin te Unitedi

Eriksen nuk e do kalimin te Unitedi

Christian Eriksen thuhet se ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Manchester United, edhe pse së shpejti do të jetë lojtarë i lirë.

30-vjeçari nënshkroi një kontratë afatshkurtër me Brentfordin në janar dhe tani është në radarin e disa klubeve pasi ka lënë prapa probleme shëndetësore.


Pasi u pajis me një defibrilator kardioverter të implantueshëm, Eriksen u largua nga Interi dhe u stërvit me Ajaxin e Erik ten Hag përpara se të kthehej në Ligën Premier.

Dy formacionet se si mund të rreshtohet Unitedi me prurjet e reja - Ten Hag vështron shtatë lojtarë
Lexo po ashtu Dy formacionet se si mund të rreshtohet Unitedi me prurjet e reja - Ten Hag vështron shtatë lojtarë

Klubet të mëdha evropiane kanë shprehur interesimin e tyre për danezin, por sipas “The Guardian”, danezi nuk ka interes për një lëvizje në “Old Trafford”.

Raporti pretendon se Eriksen ka më shumë gjasa të qëndrojë në Brentford sesa të nënshkruajë për Man United, dhe ai gjithashtu mund të bëjë një rikthim sensacional në Tottenham dy vjet e gjysmë pas largimit të tij.

Manchester United futet në garë për transferimin e Eriksen
Lexo po ashtu Manchester United futet në garë për transferimin e Eriksen

“Ne shpresojmë se ai do të vendosë brenda dy javësh. Ai do të më telefonojë dhe do të më thotë se çfarë dëshiron të bëjë”, tha agjenti i tij.

Eriksen bëri 305 paraqitje për Tottenhamin midis viteve 2013 dhe 2020, duke shënuar 69 gola dhe 90 asistime. /Telegrafi/