LAJMI I FUNDIT:

Eriksen falënderon ata që i shpëtuan jetën: Falë jush unë jam ende këtu

Eriksen falënderon ata që i shpëtuan jetën: Falë jush unë jam ende këtu

Në ndeshjen hapëse për Danimarkën në Euro 2020 kundër Finlandës, ylli kryesor i ekipit, Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak dhe u rrëzua në fushë.

Momente paniku ishin ato në stadium, ku shumë pak kush e dinte se çfarë po ndodhte.

Falë reagimit të shpejtë të shokëve të tij të skuadrës, Eriksen ishte në gjendje të merrte trajtimin mjekësor që kërkohej dhe jeta e tij u shpëtua.

Lojtari i Interit tani po shërohet dhe kërkon të kthehet në futboll.

Këtë javë, ai u shfaq në një ceremoni të UEFA-s dhe kishte fjalë mirënjohjeje për ata që e ndihmuan në të ditë të tmerrshme.

“Unë do të doja të falënderoja Morten [Skjoldager], Morten [Boesen] dhe ekipin mjekësor që ndihmuan në Parken më 12 qershor. Ju bëtë një punë fantastike dhe më shpëtuat jetën”.

“Gjithashtu një falënderim i madh për mikun dhe kapitenin tim Simon [Kjaer] dhe shokët e mi të skuadrës në ekipin danez për mbështetjen tuaj, si më 12 qershor ashtu edhe më pas”.

“Faleminderit të gjithë fansave që më kanë dërguar mesazhe mua dhe familjes sime. Do të thotë shumë dhe na ka dhënë forcë dhe mbështetje. Faleminderit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori