Erdogan reciton Kuran në ditën e rënies së Konstandinopojës
Turqia ka përkujtuar 573-vjetorin e rënies së Kostandinopojës nga Perandoria Osmane, me një sërë aktivitetesh dhe ceremonish në të gjithë vendin.
Përvjetori i një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë osmane dhe turke u shënua këtë vit në të njëjtën periudhë me festën e Kurban Bajramit, duke i dhënë festimeve një simbolikë të veçantë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në lutjet e zhvilluara në Hagia Sophia, ku lexoi edhe fragmente nga Kurani.
Pas ceremonisë, ai u ndal para gazetarëve dhe foli për rëndësinë historike të kësaj dite.
📿Cumhurbaşkanı Erdoğan, Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi'nde Kur'an-ı Kerim okudu. pic.twitter.com/IA674Q7ex8
— Milat Gazetesi (@MilatGazete) May 30, 2026
Duke folur në ngjarjet përkujtimore në Stamboll, siç njihet tani qyteti, Erdogan tha se "ka ende njerëz që nuk janë pajtuar kurrë me pushtimin e Stambollit”.
“Pushtimi në vitin 1453 nga Sulltan Mehmeti II osman nuk ishte thjesht një fitore e madhe apo një ngjarje që mbylli një epokë dhe hapi një tjetër, por transformimi i errësirës në dritë në një nga qytetet më të çmuara të botës”, tha presidenti turk.
Ai e përshkroi gjithashtu pushtimin si restaurimin dhe rilindjen e një qyteti, vendet e adhurimit të të cilit ishin “plaçkitur dhe shkatërruar” dhe lagjet e të cilit ishin “shndërruar në këneta”.
“Ishte rindërtimi, ringjallja dhe rilindja e një qyteti”, deklaroi Erdogan. /Telegrafi/




























