LAJMI I FUNDIT:

Erdogan pas takimit me Grabar-Kitaroviç: Marrëveshja e Dejtonit nevojitet të rishikohet

Erdogan pas takimit me Grabar-Kitaroviç: Marrëveshja e Dejtonit nevojitet të rishikohet

Marrëveshja e Dejtonit detyrimisht duhet të rishikohet meqë është bërë e qartë se në periudhën e deritanishme nuk arriti të sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo ka qenë porosia në Ankara nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan u adresua në konferencën për gazetarë pas takimit me Grabar – Kitaroviç, e cila sot qëndron për vizitë në Turqi.

Një nga temat që interesoi gazetarët është edhe komenti i Erdoganit në kontekst të zgjedhjes së Zheljko Komshi për anëtar të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit kroat, në zgjedhjet e tetorit, temë mbi të cilën edhe Zagrebi zyrtar shpalosi pakënaqësinë e saj duke e përcjell madje edhe në Parlamentin Evropian.

“Respektojë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të BeH-së dhe dëshiroj të theksojë rëndësinë e unitetit të të gjithë popujve në këtë vend”, porositi Erdogan.

Erdogan shtoi se popujt në BeH duhet të shikojnë njëri-tjetrin me sytë e paqes, si të jetë vendi i tyre, Turqia në këtë po ndihmon.

Presidenti turk ka folur edhe për takimin trilateral Turqi-BeH-Kroaci dhe tha se për këtë takim trilateral do të jetë i mundur të flitet hollësisht pas krijimit të qeverisë në BeH.

“Marrëveshja e Dejtonit detyrimisht duhet të rishikohet. Është shumë e qartë se Marrëveshja e Dejtonit në periudhën e deritanishme nuk ka sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës”, nënvizoi Erdogan.

Lidhur me këtë, Erdogan theksoi se nevojitet përfshirja aktive e OKB-së lidhur me BeH-në dhe Marrëveshjen paqësore të Dejtonit, gjegjësisht revizionin e saj.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori