LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Greqia sfidoi NATO-n dhe aleatët duke provokuar aeroplanët turk

Erdogan: Greqia sfidoi NATO-n dhe aleatët duke provokuar aeroplanët turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Greqinë për provokimin e aeroplanëve turk që kryejnë misione zbulimi mbi Egje dhe Mesdheun Lindor, duke e quajtur atë një “akt armiqësor”.

“Greqia ka sfiduar NATO-n dhe aleatët e saj duke rritur qëndrimin e saj armiqësor, i cili filloi me provokimin e hapësirës ajrore dhe avionëve tanë dhe u përshkallëzua në nivelin e bllokimit me radarë S-300”, tha presidenti Erdogan, përpara një koncerti me rastin e festimit të njëqindvjetorit të Ditës së Fitores së shtetit turk në kompleksin presidencial në Ankara.

“Greqia as nuk krahasohet me ne e as nuk mund të bëhet palë për ne politikisht, ekonomikisht apo ushtarakisht”, shtoi presidenti Erdogan.

Duke përmendur veprimet e fundit të Greqisë, ai u shpreh se “Ne jemi kureshtar të dimë reagimin e SHBA-së ndaj provokimit të sistemit grek të mbrojtjes ajrore ndaj avionëve turq”.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka kritikuar shpesh aleancën ushtarake, përfshirë SHBA-në, se nuk e mbështet atë sa duhet në mosmarrëveshjen e saj territoriale me Greqinë në ishujt në Egje dhe çështjen e eksplorimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Erdogan tha më tej se veprimi grek për të krijuar baza në ishujt e Egjeut nuk ka ndonjë rëndësi për Turqinë.

I pari i shtetit turk gjithashtu kritikoi “qëndrimet armiqësore të të ashtuquajturve aleatët tanë kundër Turqisë, apo mbështetjen që ata u japin atyre që shfaqin qëndrime të tilla”.

Në lidhje me sistemin e arsimit dhe trajnimit ushtarak, ai tha se vendi tani ka “braktisur plotësisht” sistemin “të dëmtuar nga mentaliteti puçist për 70 vjet”.

“Zhvillimet globale dhe rajonale tregojnë se ne duhet të përforcojmë ushtrinë tonë me personel më të kualifikuar dhe më shumë trupa”, tha ai, duke shtuar se Turqia do të përdorë të gjithë “energjinë, përqendrimin dhe mundësitë e saj për këtë çështje në të ardhmen”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori