LAJMI I FUNDIT:

Eranda Ramadani, karateistja e suksesshme bëhet me klubin e saj (Video)

Eranda Ramadani, karateistja e suksesshme bëhet me klubin e saj (Video)

Eranda Ramadani ka filluar të merret me këtë sport, që nga mosha gjashtë vjeçare.

Tash e nëntëmbëdhjetë vite, karateja është bërë pjesë e pandashme e saj.


Eranda Ramadani, ka një muaj që ka hap edhe klubin më të ri të karatesë,  “Dardanët”. Ajo ka thënë se dëshiron që përmes këtij klubi të ua përcjellë dashurinë që ka për këtë sport edhe gjeneratave të reja.

“Me sportin e karatesë merrem prej vitit 2000. Kam marrë pjesë në gara të ndryshme ku edhe kam fituar çmime të ndryshme”, thotë Eranda Ramadani për RTV Dukagjinin.

Hapat e parë të karatesë, i mori nga babai, njëherazi trajner i saj. Të kesh një numër të madh të fëmijëve brenda klubit, është e vështirë, por për Erandën është më shumë se kënaqësi.

“Është vështirë por edhe kënaqësi të punosh me fëmijë. Aftësitë që i kemi fituar, bashkë me trajneren Donjeta mundohemi në mënyrë maksimale t’ua përcjellim fëmijëve”, tha më tej Eranda Ramadani.

Tashmë pjesë e klubit “Dardanët”, janë më shumë se 30 fëmijë, të grup moshave nga 6 vjet deri në 15 vjeç. Ata duhet të ushtrojnë një orë e gjysmë, tri herë në javë.

Nëntë vjeçarja,  Enea Ramadani, e cila është pjesë e klubit, ka thënë se kur të rritet dëshiron të bëhet një karateiste e dalluar.

“Ushtroj prej dy vitesh karate dhe kam dëshirë kur të rritem të bëhem një karateiste e zota dhe të bëhem e fortë. Këtu luajm dhe mësojmë”, tha Enea Ramadani.

Ndërsa për Blert Gërbeshin, ky sport mbetët ndër sportet  më inteligjente. “Ushtroj karate prej një viti e gjysmë. Mua më pëlqen karateja shumë sepse është një sport intelegjent. Unë këtu kam bërë shumë shokë dhe shoqe”, tha Blert Gërbeshi.

Edhe Dina Beroviç, e cila vjen me padurim në këtë klub, ka thënë se pjesa më e mirë për të, është ekzekutimi i teknikave. “Këtu kam shumë shoqe. Trajnerja është shumë e mirë. Ushtroj karate prej një viti e gjysmë”, tha Dina Beroviç.

Të gjithë fëmijët ishin shumë entuziastë që po mësonin këtë lloj sporti.

Por, njëherit ata duhet të respektojnë edhe rregullat e tij, e ndër kryesorët sipas kryetrajnerës Eranda Ramadani, është  qetësia./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori