Enzo Fernandez i kërkon Todd Boehlyt të nënshkruajë me njërin nga lojtarët më të shtrenjtë në botë

Enzo Fernandez i ka kërkuar bashkëpronarit të Chelseat, Todd Boehly, që të nënshkruajë me Joao Felixin në formë të përhershme këtë verë, pasi është në formë huazimi nga Atletico Madridi.
Blutë transferuan portugezin në janar, por ata nuk kanë mundësi blerjeje për ish-fituesin e Golden Boy, i cili tashmë ka lënë përshtypje gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Stamford Bridge.
Fernandez dhe Felix ishin pjesë e shpenzimeve gjigante të transferimeve të janarit, të udhëhequr nga Boehly dhe Clearlake Capital, ndërsa rinovimi drastik i skuadrës së tyre vazhdoi. Fernandez arriti në një marrëveshje prej 121 milionë eurosh nga Benfica, ndërsa Felix u bashkua me huazim pas një mosmarrëveshjeje të dukshme me Diego Simeonen për shumën e 11 milionë eurove.
Asnjëri nga lojtarët nuk ka arritur të performojë siç duhet mes formës së dobët të Chelseat. Vetëm dy fitore nga 14 ndeshjet e tyre të fundit kanë shkaktuar presion serioz mbi trajnerin Graham Potter, megjithëse ai ruan mbështetjen e bordit.
“(Felix) më telefonoi kur arrita këtu për të pyetur nëse ai mund të ndihmonte”, deklaroi Fernandez për The Guardian. “Kur shkon me dikë, kjo të ndihmon në fushë. Ai është një lojtar i madh, apo jo? Le të shpresojmë se Chelsea mund të bëjë gjithçka që mundet për ta mbajtur atë”.
Ashtu si Fernandez, Felix dikur ishte një nga lojtarët më të shtrenjtë në histori kur iu bashkua Atleticos për 125 milionë euro në 2019. Tifozët e Chelseat kanë parë tashmë më të mirën dhe më të keqen e 23-vjeçarit, i cili mahniti në debutimin e tij kundër Fulham para se të përjashtohej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij – tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Roma përgatitet t’i zyrtarizojë dy transferime, ndërsa Mourinho shënjestron Zaha e Tielemans

Messi në Inter Miami kujton Pelen në NY Cosmos: Cilët nga ish-legjendat e futbollit luajtën në MLS?

Xavi flet për mos transferimin e Messit dhe ardhjen e mundshme të Neymarit

Dështon marrëveshja e Ronaldos për ta shitur Real Valladolidin

Tri arsyet pse Milani dëshiron transferimin e Christian Pulisic

Inter Miami do të emërojë një trajner me të cilin Lionel Messi ka punuar më parë

Nga Terry te Lampard dhe Drogba – Inteligjenca Artificiale zgjedh formacionin më të mirë në histori të Chelseat

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?