LAJMI I FUNDIT:

Enrique shpreson në fitore në ndeshjen e fundit

Enrique shpreson në fitore në ndeshjen e fundit

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, mendon se skuadra e tij meriton titullin e kampionit në La Liga.

Blaugranët fituan bindshëm (5-0) ndaj Espanyolit dhe është një fitore larg titullit.


Skuadra lidere nga 20 marsi deri më 17 prill dështoi të fitonte në katër ndeshjet në ligë, por në katër ndeshjet më pas ka realizuar 21 herë dhe nuk kanë pësuar asnjë gol.

“E meritojmë titullin e kampionit dhe shpresoj të jemi të saktë në ndeshjen finale për të fituar titullin. Jemi 21-0 në katër ndeshjet”, ka thënë trajneri në konferencën për media.

Barca konkurron për titull vetëm me Real Madridin që është një pikë prapa, derisa Atletico Madridi pësoi humbje dhe u përjashtua nga gara.