LAJMI I FUNDIT:

Enrique: Nuk humbim më në shtëpi

Enrique: Nuk humbim më në shtëpi

Luis Enrique as që e mendon një tjetër humbje të Barcelonës në “Camp Nou” pas disfatës me Alaves, edhe pse këtë radhë përballë blaugranave do të jetë një kundërshtar shumë i fortë si Atletico Madridi.

Trajneri asturian i njeh armët e forta të “Los Colchoneros” dhe e ka të qartë se ndaj tyre duhet shmangur çdo gabim.


“Atletico Madridi është e njëjta që kemi parë gjatë sezoneve të fundit, një nga skuadrat më të mira të La Ligas. Ata janë shumë të rrezikshëm në goditjet standarde si dhe në kundërsulm”.

“Ndaj një kundërshtari direkt si Atletico duhet të shmangim gabimet. Sa herë që jemi përballur me ta kemi hasur shumë vështirësi, por këtë radhë në “Camp Nou” na nevojitet fitorja”.

Atletico është një skuadër solide, me një mbrojtje që nuk lë asnjëherë hapësira.

Madje edhe Messi e ka shumë të vështirë ta godasë portën. Por sipas Enriques për futbollistin më të mirë në botë e pamundura nuk ekziston.

“Nuk jam aspak i shqetësuar, sepse Leo është më i miri në botë. I kërkon hapësirat edhe atëherë kur nuk ka. Ne duhet të përpiqemi t’i shfrytëzojmë aftësitë e tij, duke angazhuar lojtarë të tjerë në fazën sulmuese.”

46-vjeçari i del në mbrojtje brazilianit Neymar, i shumëkritikuar kohët e fundit për mënyrën e tij të të luajturit futboll.

“Neymar ka stilin e tij të lojës dhe nuk ndryshon. Është një futbollist spektakolar dhe duhet t’i shfrytëzojmë aftësitë e tij. Koncepti i Neymar për lojën më pëlqen shumë dhe askush në kampionatin spanjoll nuk çuditet me të.”

Dhe kur i kërkohet një opinion për Griezmann, Enrique në heziton të thurë elozhe për francezin.

“Griezmann është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullin dhe kjo që po them nuk është diçka e re dhe që përbën lajm”, ka thënë Guardiola.

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori