Enrique: Jam i bindur se do ta fitojmë La Ligan

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është i bindur se skuadra e tij do ta fitojë titullin e kampionit në La Liga pavarësisht formës së dobët të treguar së fundmi.
Katalonasit u eliminuan në Ligën e Kampionëve dhe në tri ndeshjet e fundit rresht në ligë kanë pësuar tri humbje.Tani ata ndajnë pozitën e parë me pikë të barabarta me Atleticon, derisa Reali si i treti ka një më pak.
Gjithsesi, para takimit me Deportivon të mërkurën, Luis Enrique thotë se skuadra e tij do të kthehet në formë dhe do të shpallet kampion.
“Jam i bindur se do ta fitojmë ligën, nëse nuk do të isha nuk do të ulesha këtu”, ka thënë ai në konferencën e mbajtur të martën, transmeton koha.net. Më pëlqen të ndryshoj gjërat, të fitojmë nesër dhe të tregojmë spektakël. Dua të kënaqi fansat që na qëndrojnë prapa dhe nuk di si ta shpjegoj këtë situatë”, transmeton Koha.net.
Pas takimit me Deportivo La Corunan, Barçës i mbeten edhe katër xhiro deri në fund të sezonit për të mbrojtur titullin.






































