LAJMI I FUNDIT:

Enrique e do mesfushorin e ri para ‘Euro 2016’

Enrique e do mesfushorin e ri para ‘Euro 2016’

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është i vendosur që ta transferojë mesfushorin e Romës, Miralem Pjanic, gjatë afatit kalimtar të verës.

LEXONI PO ASHTU: Barca do ta aktivizojë klauzolën e Pjanic?


Boshnjaku ishte lidhur me një kalim në Angli dhe Gjermani gjatë javëve të fundit, por Roma mohoi se ka pranuar një ofertë për lojtarin.

Sipas Corriere dello Sport, ai është caku kryesor i Luis Enriques që dëshiron kompletimin e marrëveshjes para nisjes së ‘Euro 2016’.

26-vjeçari, i cili ka kontratë me Romën deri më 2018, ka realizuar 12 gola në 41 paraqitje në sezonin 2015/2016.

Katalunasit mund ta transferojnë duke aktivizuar klauzolën prej 38 milionë eurosh.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet