LAJMI I FUNDIT:

Enis Bardhi vazhdon me gola të bukura, shënon përsëri nga gjuajtja e lirë

Enis Bardhi vazhdon me gola të bukura, shënon përsëri nga gjuajtja e lirë
Enis Bardhi (Photo: Moje Levante)

Talenti me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi po vazhdon shkëlqimin e tij me Levanten në kampionatin spanjoll, La Liga.

Enis Bardhi ka vazhduar me gola dhe atë të bukura nga gjujtja e lirë me Levante në La Liga.


Pas dy supergolave nga gjuajtja e lirë para dy javësh ndaj Athletic Bilbaos, Bardhi ka gjetur edhe një në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Leganes.

Enis Bardhi kthehet në skenë, dy super gola për dy minuta nga gjuajtja e lirë ndaj Athletico Bilbaos
Lexo po ashtu Enis Bardhi kthehet në skenë, dy super gola për dy minuta nga gjuajtja e lirë ndaj Athletico Bilbaos

Reprezentuesi i Maqedonisë ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 59-të të ndeshjes.

Ky gol i Bardhit erdhi nga rreth 20 metra dhe ishte i epërsisë 2-0.

Në fund skuadra e tij fitoi në udhëtim me rezultat të thellë 0-3.

Bardhi rivali i vetëm i Messit kur në pyetje janë gjuajtjet e lira
Lexo po ashtu Bardhi rivali i vetëm i Messit kur në pyetje janë gjuajtjet e lira

Ndryshe, ky është goli i shtatë nga Bardhi në sezonin e tij të parë si futbollist në La Liga, teksa ka edhe një asistim.

Në anën tjetër, ky ishte goli i pestë nga gjuajtja e lirë në këtë sezon dhe vetëm Messi ka më shumë me gjashtë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori