LAJMI I FUNDIT:

Ende pa nisur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit, bie ueb-faqja e Trustit

Ende pa nisur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit, bie ueb-faqja e Trustit

Trusti Pensional i Kosovës ka hapur një ueb-faqe të veçantë (trusti10.org) përmes së cilës qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë nga sot në ora 15:00 për të tërhequr 10 për qind të mjeteve të kursyera në bazë të Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, por kjo ueb-faqe ende pa nisur aplikimi nuk është duke punuar. 

Kjo faqe ishte hapur pikërisht për të shmangur ngarkesat apo problemet teknike dhe për të lehtësuar procedurat e aplikimit për qytetarët.


Sipas njoftimit zyrtarë të Trustit Pensional, aplikimi do të nis sot, duke filluar nga ora 15:00.

Përmes një njoftimi, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka sqaruar mënyrën e aplikimit për tërheqjen e 10-përqindëshit.

“Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Sipas Trustit, janë katër muaj në dispozicion për aplikim.

“Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, përfundon njoftimi.

Pjesë e Ligjit është edhe rimbursimi nga Qeveria e Kosovës së 10-përqindëshit të mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional, për të gjithë ata që kanë më pak se 10 mijë euro.

Trusti publikon video-prezantimin se si duhet aplikuar për 10-përqindëshin
Lexo po ashtu Trusti publikon video-prezantimin se si duhet aplikuar për 10-përqindëshin

Në dispozitat e këtij Ligji është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia.

Ky Ligj kishte dështuar të votohej për të nëntën herë, që nga muaji gusht, kur ishte prezantuar për herë të parë në Kuvend.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Ky ligj do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Ligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

Dukagjini Publishing House
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
Peci shpërndau vaksina nga ajri kundër tërbimit: Është sëmundje vdekjeprurëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Peci shpërndau vaksina nga ajri kundër tërbimit: Është sëmundje vdekjeprurëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Ekonomi
Kalo në kategori