“Ende mendoj se jemi një nga favoritët”, ylli i Spanjës nuk heq kandidaturën për Kupën e Botës


Mbrojtësi i Spanjës, Eric Garcia, beson se ‘La Roja’ është ende ndër favoritët për të fituar Kupën e Botës 2026, pavarësisht barazimit zhgënjyes kundër Kepit të Gjelbër në ndeshjen e parë.
Spanja ka hyrë në Kampionatin Botëror si favorit kryesor së bashku me Spanjën, por barazimi me Kepin e Gjelbër ka ndikuar që fituesit e Euro 2024 të shihen si favoritët kryesor.
Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar për lojtarët e Spanjës, pasi Garcia beson se ende janë favorit për të fituar trofeun.
“Lojtar për lojtar, mendoj se jemi një nga ekipet që do të jetë atje lart sepse kemi shumë cilësi në çdo pozicion. Por kjo na tregon se, sado superior të jesh ndaj ekipit kundërshtar, duhet ta provosh këtë në fushë", ka thënë fillimisht Garcia.
“Çdo ndeshje është e vështirë. Njerëzit këtu luajnë për jetën e tyre. Edhe ne po, dhe nuk duhet të jetë ndryshe”.
“Është mirë dhe mirë ta them këtë, dhe unë ende mendoj se jemi një nga favoritët, por kjo është vërtetuar me veprime në fushë; kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Nuk po them se nuk bëmë më të mirën tonë, por kemi gjëra për të përmirësuar për të ruajtur këtë nivel të lartë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/





































