LAJMI I FUNDIT:

Enca pozon nga bregdeti: Fotografia e fundit që e publikoj me bikini

Enca pozon nga bregdeti: Fotografia e fundit që e publikoj me bikini
Enca Haxhia (Foto: Instagram/enca)

Ajo është njëra nga këngëtaret që vazhdon të mbetet më me stil në estradën shqiptare.

Bëhet fjalë për Enca Haxhia, e cila nuk kursen veten për të publikuar imazhe nga më të ndryshme, përfshirë edhe për projektet muzikore.


Imazhet të cilat ajo i ndan me fansat e saj janë bërë edhe më të shpeshta, pasi po i ofron mundësinë të shikojnë momentet e lumtura të saj gjatë pushimeve.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Enca ka paralajmëruar ndjekësit e saj se nuk do të publikojë më fotografi në rroba banje.

“Fotografia e fundit që po e publikoj në rroba banjo”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

View this post on Instagram

Fotoja e fundit qe hedh me rrobabanjo! 🤥🤥🤥

A post shared by ENCA (@enca) on Jun 26, 2020 at 11:19am PDT

Kjo vjen, pasi një numër i madh i postimeve të saj të fundit e paraqesin në atë mënyrë.

Ndërkaq, “Ku Mete” vazhdon të jetë hiti i saj i fundit, që ka marrë miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/