LAJMI I FUNDIT:

Enca nxit imagjinatën, provokon sërish nga pushimet ne Dubai

Enca nxit imagjinatën, provokon sërish nga pushimet ne Dubai

Prej ditësh, këngëtarja e njohur Enca, ka nis pushimet në Dubai, nga ku nuk i ka ndal postimet e shumta.

Në llogarinë e saj personale të Instagramit, Enca postoi video e fotografi pafund, duke treguar se po kalon kohë të mirë dhe argëtuese në vendin arab.


Edhe sot (e hënë) nuk ishte më ndryshe, kjo sepse këngëtarja përmes disa InstaStory, ka provokuar fansat e saj teksa shihet e veshur vetëm në bikini.

Foto: Enca/InstaStory

Së bashku me mikeshat e saj, këngëtarja nga Shqipëria shihet pranë një pishine e veshur me bikini të markës “Dior” dhe një palë syze dielli.

Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

Enca dukej mjaft joshëse, duke vënë në pah linjat e saj trupore, teksa në fokus kishte gjoksin.

Foto: Enca/InstaStory

Këngëtarja pak ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e saj të 26-të në Dubai.

Ndërkohë, kujtojmë që Enca ka kohë që po qëndron larg angazhimeve profesionale, kënga e saj e fundit “Suavele” u publikua në muajin korrik. /Telegrafi/

Foto: Enca/InstaStory