LAJMI I FUNDIT:

EMV: Ngrohja qendrore është e njëjtë për të gjithë konsumatorët e Shkupit

EMV: Ngrohja qendrore është e njëjtë për të gjithë konsumatorët e Shkupit

Ngrohja në zonën e qytetit të Shkupit për të gjithë konsumatorët bëhet nga ora 6 e mëngjesit deri në 22:00 dhe me temperaturë të brendshme prej 20 deri në 21 gradë, siç parashihet në rregullore, gjegjësisht kushtet janë të njëjta për të gjithë konsumatorët, të cilët janë gjithsej 63 mijë (familje, objekte biznesi dhe institucione). Kështu njoftoi sot EMV.

Ata thonë se shpërndarja e energjisë termike përmes sistemit të ngrohjes qendrore të menaxhuar nga EMV, bëhet në përputhje me dispozitat e Rregullave të rrjetit për shpërndarjen e energjisë termike dhe Rregullave për furnizim me energji termike të miratuara nga Komisioni Rregullator i Energjisë.

Siç bëjnë të ditur nga EMV, këto akte nënligjore rregullojnë këtë çështje dhe përcaktojnë kushtet dhe mënyrën e dorëzimit të energjisë termike tek konsumatorët e fundit.


Sipas rregullores, furnizimi me energji termike për konsumatorët tariforë lidhet me nivelin e temperaturës së jashtme në periudha të ndryshme të sezonit të ngrohjes në periudha të ndryshme të ditës.

“Dorëzimi i energjisë termike përmes sistemit të ngrohjes qendrore në objektet që nga fillimi i sezonit të ngrohjes bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe do të vazhdojë deri në fund të sezonit të ngrohjes dhe kryhet sipas rregullave dhe diagrameve rreptësisht të përcaktuara në varësi të kushteve atmosferike dhe temperaturat e jashtme në periudha të ndryshme të ditës. Nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, shpërndahet një sasi më e madhe e energjisë termike dhe anasjelltas, në mënyrë që përdoruesve t’u sigurohet komoditet dhe shtëpi me ngrohje sipas standardeve”.

“Gjatë shpërndarjes së energjisë termike sigurohet konsumi optimal i energjisë termike me kosto minimale për ngrohjen e përdoruesve. Konsumi i energjisë termike në objekt regjistrohet në njehsorin në termocentralin”, theksojnë nga EMV./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori