LAJMI I FUNDIT:

Emina Çunmulaj kujton me mall nënën e saj të ndjerë: Thjesht, mësova të vazhdoj jetën pa ty

Emina Çunmulaj kujton me mall nënën e saj të ndjerë: Thjesht, mësova të vazhdoj jetën pa ty
Emina Çunmulaj (Foto: Instagram)

Emina Çunmulaj është njëra nga modelet më të suksesshme shqiptare, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ajo tashmë ka ndërtuar jetën e saj dhe gëzon një jetë mjaft të lumtur pranë bashkëshortit të saj izraelit, Sam Nazarian dhe dy vajzave (Ella dhe Mia).


E njëjta është mjaft aktive në rrjetet sociale, teksa ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Megjithatë, së fundmi ajo ka kujtuar nënën e saj të ndjerë, e cila është ndarë nga jeta gjashtë vite më parë. Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, ajo çdo ditë e më shumë ndjen mungesë të madhe për të ëmën dhe këtë e ka shprehur përmes një postimi të publikuar në InstaStory.

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty”.

“Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje”, ka shkruar mes të tjerash modelja Çunmulaj.

Emina Çunmulaj kujton nënën e ndjerë (Foto: Instagram)

Modelja Çunmulaj po ashtu ka një lidhje mjaft të fortë me vendlindjen e saj, Malin e Zi dhe më së shumti vjen në trojet shqiptare për t’i kaluar pushimet me familjen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori